Lajme
“Wizz Air” hyn në Maqedoni me çmime të lira fluturimesh
Nga 30 tetori, tri herë në javë do të ketë fluturime deri në Basel të Zvicrës, me vetëm 12.99 euro për një biletë në një drejtim
Prej 8.99 deri 17.99 euro do të kushtojë një biletë aeroplani nga Shkupi për në gjashtë destinacione të reja, të cilat do të mbulohen nga muaji tetor nga kompania hungareze e fluturimeve të lira(low-cost) “Wizz Air”.
Në këtë çmim janë përfshirë edhe taksat e aeroportit, raportojnë mediat e Shkupit. Fluturimet e “Wizz Air” janë të subvencionuara nga Qeveria e Maqedonisë me 306 milionë denarë.
Sipas ministrit maqedonas të Transportit, Mile Janakieski, aviokompania është e obliguar gjatë vitit të parë të sjellë 120 mijë udhëtarë ndërsa gjatë vitit të dytë 130 mijë, dhe të tretin 150 mijë udhëtarë. Përfaqësuesi i “Wizz Air” tashmë ka nënshkruar marrëveshjen për fluturime të subvencionuara me autoritetet e Shkupit. Njëkohësisht janë në shitje biletat për këto gjashtë destinacione, të cilat pritet të startojnë nga 28 tetori i këtij viti.Më 28 tetor të këtij viti, “Wizz Air” duhet të fillojë fluturime nga Shkupi për në Dortmund dhe Einhoven të Gjermanisë, ndërsa bileta kushton 12.99 euro në një drejtim.
Dy herë në javë, kompania ajrore hungareze do të fluturojë për në Malmo, vetëm për 17.99 euro në një drejtim. Me vetëm 8.99 euro për një biletë, fluturimet do të startojnë nga 29 tetori edhe për në Milano të Italisë dhe Mynih të Gjermanisë. Nga 30 tetori, tri herë në javë do të fluturojë deri në Basel të Zvicrës, me vetëm 12.99 euro për një biletë në një drejtim.
Për momentin ka një flotë prej 38 aeroplanësh rinj, si “Airbus A 320”, një prej tyre do të stacionohet në Shkup. Kompania hungareze e fluturimeve të lira ka premtuar hapjen edhe të 300 vendeve të reja të punës në Maqedoni.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












