Lajme
Kosova garanton investitorët zviceranë
Kryeministri Thaçi i ftoi investitorët zviceranë që të investojnë në Kosovë. Ai tha se Kosova krijon mundësi të mirë për investitorët potencialë. Ministri Beqaj ndërkaq ftoi afaristët e haj për privatizimin e PTK-së.
Forumi i biznesit Kosovë-Zvicër ka mbledhur të mërkurën në Prishtinë në hotelin “Swiss Diamond” dhjetëra biznesmenë vendës e të huaj, të cilët kanë shprehur interesim për potencialin ekonomik të Kosovës, reformat e të bërit biznes dhe stabilitetin makrofiskal kosovar.
Të pranishmit në këtë forum, përfshirë 20 afaristë zviceranë, u njoftuan nga kryeministri Hashim Thaçi dhe disa nga ministrat e tij. Vetë Thaçi u ka bërë thirrje investitorëve zviceranë që të investojnë në Kosovë, sepse biznesi i tyre, siç tha ai, është i garantuar.
Thaçi tha se Kosova ofron klimë të përshtatshme për investime në të gjithë sektorët, ndërsa diaspora, sipas tij, është e mirëseardhur.
Kryeministri Hashim Thaçi tha se potenciali ekonomik i Kosovës, reformat në biznes dhe stabiliteti makrofiskal janë garancë për një mjedis afarist stabil dhe të sigurt.
“Arsyet për të investuar në Kosovë janë fuqia punëtore e re, politika e favorshme fiskale, masat preferenciale me BE-në dhe SHBA-në, marrëveshjet për tregti të lirë, siç është CEFTA, resurset natyrore, sidomos ato në fushën e energjetikës dhe të minierave…”, tha kryeministri Thaçi.
Ekonomia e Kosovës, sipas kryeministrit, ka qëndruar shumë e fortë karshi krizës ekonomike ndërkombëtare dhe kjo është edhe një arsye shtesë për të investuar në Kosovë.
Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, u fokusua në sektorin e bujqësisë dhe nevojën për investim në këtë sektor. “Pa përkrahjen e deritanishme të shtetit zviceran, e cila veçanërisht në bazamentin zhvillimor të sektorit të hortikulturës ka lënë gjurmë të mëdha, rruga e zhvillimit të sektorit të bujqësisë në përgjithësi do ishte shumë më e mundimshme dhe shumë më e gjatë”, tha ai.
Ministri Stavileci njoftoi edhe për hapat që kjo ministri ka ndërmarrë për krijimin e kushteve sa më të favorshme për investitorët e huaj, që kanë ndikuar në rritjen e bashkëpunimit dhe krijimin e lidhjeve të reja ndërmjet bizneseve kosovare dhe zvicerane, të cilat kanë rezultuar edhe më rritje kryesisht të balancuar të shkëmbimit tregtar në produktet bujqësore.
Për zhvillimin dhe fuqizimin e iniciativave të ndryshme private, ministri Stavileci tregoi se Kosova tashmë ka edhe një listë të gjatë me inpute dhe pajisje bujqësore që janë të liruara prej TVSH-së dhe tarifave doganore.
Në anën tjetër, ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, tha se këto dy shtete po e thellojnë bashkëpunimin ekonomik edhe për shkak se ekonomia kosovare po tregon progres të madh karshi krizës ekonomike ndërkombëtare.
“Në tetor të vitit të kaluar Kosova dhe Zvicra kanë nënshkruar marrëveshjen për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve. Kjo ofron një ambient të sigurt dhe mundësi për transfer të lirshëm të fondeve brenda dhe jashtë Kosovës”, ka thënë ajo.
Në forumin e biznesit Kosovë-Zvicër kanë marrë pjesë rreth 110 kompani kosovare dhe zvicerane, të cilat po njoftohen për së afërmi me mundësitë e tyre për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.
Ndërsa Besim Beqaj, ministër i Ekonomisë, tha se ditët në vijim do të shpallet ftesa për oferta për privatizimin e PTK-së, si dhe ftesa për oferta për ndërtimin e autostradës në drejtim të Shkupit, ka paralajmëruar biznesmenë e huaj.
Ambasadori i Kosovës në Zvicër e vlerësoi lart organizmin e kësaj konference, ndërsa tha se shumica e atyre që kanë ardhur në Kosovë kanë ndarë përshtypje shumë të mira. “Me mendime ndryshe kanë ardhur dhe bazuar edhe në këtë konferencë, por edhe nga ajo që kanë parë në Kosovë, kanë krijuar përshtypje shumë të mira”, tha ambasadori.
Për perspektivën e Kosovës kanë folur edhe bashkëbisedues të tjerë, ndërsa avokati Dastid Pallaska i ka inkurajuar biznesmenët e huaj që të vijnë në Kosovë, sepse ai tha se ligji garanton investimet e tyre.
Ky forum u organizua nga Nisma Ekonomike për Kosovën (ECIKS), Oda Ekonomike e Zvicrës (SEC), e mbështetur nga organizatat partnere, si IPAK, OSEC, ProCredit, Ambasada e Kosovës në Bernë, albinfo.ch dhe Qeveria e Zvicrës.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











