Lajme
Kosova dhe Shqipëria, vende burimi dhe destinacioni të trafikimit
Prezantohet Raporti për Trafikimin e Personave për vitin 2012 nga Departamenti Amerikan i Shtetit
Kosova është burim, destinacion, dhe ndoshta vend transit për gratë dhe fëmijët që janë viktima të trafikimit për seks, dhe për fëmijët që i nënshtrohen lypjes së detyruar.
Kështu thuhet në raportin dedikuar Kosovës nga Departamentit Amerikan i Shtetit lidhur me Trafikimin e Personave për vitin 2012. Raporti i cili bën vlerësimin e përpjekjeve të qeverive kudo në botë për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore është prezantuar të martën pasditen nga sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, transmeton VOA.
Megjithatë Raporti thotë se qeveria e Kosovës po bën përpjekje domethënëse për të përmbushur plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por në të veçohet gjithashtu fakti se pavarësisht njoftimeve mbi raste bashkëpunimi në trafikim nga ana e punonjësve qeveritarë, asnjë zyrtar nuk është dënuar për këtë vepër penale.
Raporti mbi Trafikimin e Personave për vitin 2012 thotë se shumica e viktimave të trafikimit seksual të shfrytëzuara në vend, janë qytetare femra të Kosovës.
Fëmijë nga Kosova dhe vendet fqinje shfrytëzohen për lypje të detyruar brenda territorit të Kosovës. Pjesa më e madhe e viktimave të huaja të prostitucionit të detyruar sipas vlerësimit të DASH janë gra të reja nga Evropa Lindore, duke përfshirë Moldavinë, Shqipërinë, Poloninë dhe Serbinë.Gra dhe fëmijë kosovarë i nënshtrohen prostitucionit të detyruar, martesave shfrytëzuese, dhe punës së detyruar në të gjithë Evropën.
Raporti citon policinë e Kosovës për të përmendur se trafikantët shfrytëzojnë më rrallë viktimat e trafikimit të seksit në bare dhe kafene, duke u mbështetur kryesisht tek banesat private.Raporti i DASH i referohet organizatave ndërkombëtare duke thënë se është vërejtur se gjyqësori dhe prokurorët në Kosovë mbeten jo plotësisht të aftë për të ndjekur penalisht rastet e trafikimit, duke rezultuar në vënie të pamjaftueshme para përgjegjësisë të autorëve të trafikimit.
Në Raportin mbi Trafikimin e Personave për vitin 2012 nuk mungojnë as rekomandimet për Kosovën. Aty kërkohet që vendi duhet të bëjë përpjekje më të fuqishme për të ndjekur penalisht, fajësuar dhe dënuar autorët e trafikimit për seks dhe për punë, duke përfshirë zyrtarët e përfshirë në trafikim.
Për Departamentin amerikan të Shtetit është e rëndësishme gjithashtu që të sigurohet që të gjitha viktimat e trafikimit të lejohen të lënë vendstrehimet sociale të papërgjuar dhe me vullnetin e tyre dhe të financohet në mënyrë të përshtatshme në nivel komunal puna sociale e kujdesit për viktimat e trafikimit, thuhet në raport.
Në pjesën për Shqipërinë, raporti thotë se ajo është kryesisht një vend burimi ku burra, gra dhe fëmijë i nënshtrohen trafikimit për seks dhe punë të detyruar, duke përfshirë detyrimin e fëmijëve për të lypur.
Qeveria e Shqipërisë, thotë raporti, nuk u është përmbajtur plotësisht me standardet minimale për eliminimin e trafikut. Raporti rekomandon që Shqipëria të verë në zbatim procedura të reja standarde për identifikimin e viktimave si dhe të shtojë fondet për organizatat joqeveritare që merren me ndihmën për viktimat.
Shqipëria vazhdon të jetë vend i klasifikuar në shkallën e dytë përsa i përket trafikimit të qënieve njerëzore. Në klasifikimin e Departamanetit të Shtetit janë gjithsej katër shkallë, ku shkalla e parë përfshin vendet që i përmbahen plotësisht standardeve minimale për eliminimin e trafikut, citon raportin “Zëri i Amerikës”. .
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











