Lajme
Banka Islame për Zhvillim premton investime në Kosovë
Kosova është në pritje të shfrytëzimit të shumës prej 27 milionë dollarësh, pjesë e një fondi të ndarë menjëherë pas luftës për Kosovën nga BIZH. Riad. Drejtori i Bankës Islame për Zhvillim, Ahmed Muhamed Ali premoi investime në Republikën e Kosovës, të paktën në tri segmente kapitale, në autostradën Prishtinë-Mitrovicë, në sistemin e ujitjes dhe […]
Kosova është në pritje të shfrytëzimit të shumës prej 27 milionë dollarësh, pjesë e një fondi të ndarë menjëherë pas luftës për Kosovën nga BIZH.
Riad. Drejtori i Bankës Islame për Zhvillim, Ahmed Muhamed Ali premoi investime në Republikën e Kosovës, të paktën në tri segmente kapitale, në autostradën Prishtinë-Mitrovicë, në sistemin e ujitjes dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Drejtori i BiZH-it, Muhamed Ali tha se shumë shpejt kjo bankë sociale do t’i ndajw mjetet për këto tri segmente.
Këto premtime drejtori i BIZH-it i ka bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar në Riad me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli, të cilët po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Arabinë Saudite.
“Kosova është në pritje të shfrytëzimit të shumës prej 27 milionë dollarësh, pjesë e një fondi të ndarë menjëherë pas luftës për Kosovën nga BIZH. Drejtori i kësaj banke, u zotua se shumë shpejt do të ndahen mjetet në fjalë”, thuhet, ndwrkaq në një kumtesë lëshuar nga Zyra e Kryeministrit Thaçi.
“Pavarësisht se Kosova nuk është anëtare e BIZH-it, ajo do të vazhdojë të mbështetet nga ky institucion bankar”, citohet të ketë thënë Ahmed Muhamed Ali.
Ndërsa kryeministri kosovar, Hashim Thaçi e falënderoi drejtorin e BIZH-it për mbështetjen dhe ndihmat që i ka dhënë Kosovës, si dhe shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit me këtë bankë dhe mundësinë e marrjes së ndonjë kredie të butë afatgjatë.
Banka Islame për Zhvillim ka 56 vende anëtare. Qëllimi kryesor i bankës është dhënia e kredive e granteve për projekte të ndryshme, që do të sigurojnë zhvillim ekonomik dhe social.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












