Lajme
KFOR-i mbyll vendkalimet ilegale në veri
Mitrovicë. Paqeruajtësit ndërkombëtarë të KFOR-it, të shtunën në mëngjes kanë marrë një aksion për mbylljen e vendkalimeve ilegale në afërsi të vendkalimit kufitar Bërnjak që lidhë Kosovën me Serbi në pjesën veriore të vendit.
“Ky operacion ka filluar në ora 5:30 në mëngjes dhe ka për qëllim krijimin e një ambient të qetë dhe të sigurt, duke i parandaluar lëvizjet e paautorizuara përgjatë vijës kufitare administrative” thuhet në një njoftim Zyra për informim e KFOR-it.
KFOR-i, siç thuhet në njoftim, ka vendosur disa pika kontrolli të automjeteve dhe ka bërë kordonin e disa zonave për shkaqe sigurie.
“Ky aktivitet bëhet në mbështetje të operacioneve që kanë të bëjnë me mbylljen fizike të pikave të paautorizuara kufitare. Pas përfundimit të suksesshëm të operacionit të mbylljes, pikat e kontrollit të automjeteve do të largohen dhe kordonët përreth zonave të siguruara do të hiqen”, thuhet më tej në njoftim.
Ky vendkalim i paautorizuar së shpejti do të jetë i pakalueshëm për shkak të barrierës fizike të vendosur nga KFOR-it, ndërsa sipas njoftimeve të para, nuk është raportuar ndonjë incident.
Ky aksion i KFOR-it pason pas atij dy javë më parë për heqjen barrikadës në Bërnjak e cila rezultoi me pesë perona të plagosur, prej tyre dy ushtarë të KFOR-it.
Që nga mbyllja e pikës kufitare 1 dhe 31 dhe dislokimit të policëve dhe doganierëve kosovarë e ndërkombëtarë, serbët lokalë kanë shfrytëzuar rrugët alternative Serbi-Kosovë me qëllim që t’i kinin taksave doganore. KFOR-i edhe më parë ka marrë aksione për mbylljen e këtyre pikave kufitare ilegale.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











