Lajme
Mërgimtari Smajli përfundon odisejadën
Ecja e Smajlit përfundon në ditën kur populli i Kosovës e feston 13 vjetorin e çlirimit
Arritja te Varrezat e Dëshmorëve në Koshare shënon fundin e odisejades së Maxhun Smajlit, reporterit kosovar, i cili për 80 ditë kaloi mbi 2000 kilometra rrugë në këmbë nga Gjermania në Kosovë, në shenjë simbolike dhe falënderimi për NATO-n e cila bombardoi forcat e Millosheviqit 13-vjet më parë.
Smajli, autor i librit “Lufta dhe dilemat shqiptare”, marshimin e ka nisur nga qyteti Fulda i Gjermanisë duke u bërë simbol i mërgimtarit dhe duke shënuar ecjen më të gjatë në këmbë të një shqiptari.
Ecja përfundon pikërisht në ditën kur populli i Kosovës e feston 13 vjetorin e çlirimit dhe ditën e kur filloi kthimi i madh masiv i shqiptarëve të dëbuar, nëpër shtëpitë e tyre.
Sikur sot, 13 vjet më parë forcat britanike ishin të parat që hynë në Kosovë në kuadër të koponentes KFOR, duke i dhënë fund, regjimit të dhunshëm të Serbisë që atëbotë drejtohet nga Sllobodan Millosheviq, njeriu që më vonë u gjykua nga Trubunali Penal i Hagës për krime lufte.
Maxhun Smajli (48), 13 vjet më parë ka qenë reporter që ka pasqyruar çdo detaj të luftës në Kosovë. Ai ka qëndruar në pjesën e shqiptarëve dhe ka pasqyruar në mënyrë reale luftën e UÇK-së në zona të ndryshme, si në Drenicë, Dukagjin etj. “Këtë dëshirë e kam pasur në shenjë nderimi dhe respekti për të gjitha ato shtete që ka luftuar për çlirimin e Kosovës dhe faktikisht pata menduar që marshin ta realizoj më 24 mars dhe të zgjatë 78 ditë, po aq edhe sa ka zgjatur bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe”, ka thënë në nisje Maxhun Smajli. Ai fillimisht kishte pas idenë që nisjen e tij ta fillojë dy vjet më parë, në 10-vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë, por për shkak të dokumente e kishte shtyrë për dy vjet, duke e lidhur këtë ecje edhe me 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Ndryshe, marshimi i Smajlit ka qenë krejt i veçantë dhe që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve medieve dhe qytetarëve.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












