Lajme
Zvicra e ndihmon Kosovën me 10.2 milionë franga në energjetikë
Qeveria e Zvicrës do t’ia japë një ndihmë Kosovës prej 10.2 milionë euro në sektorin e energjetikës, përkatësisht për përmirësimin e furnizimin me rrymë në rajonin e Gjilanit.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shikora-Pula dhe ambasadori zviceran në Prishtinë, Lukas Beglinger, të martën e kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit të amendamentuar për Projektin e Trafostacionit të Gjilanit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Zvicrës.
Pas nënshkrimit të këtij memorandumi ministri Shala e falënderoi shtetit dhe popullit zviceran për ndihmën e vazhdueshme për shtetin e Kosovës.
“Ashtu siç ka qenë e planifikuar ne nënshkruam amandamentimin e një marrëveshje që është nënshkruar në vitin 2008 për financimin e projekteve në sektorin e energjisë për zonën e Gjinalit”, tha ministri Shala.
Ndërsa ministrja Shiroka-Pula e ka cilësuar këtë projekt si shumë të rëndësishëm për rajonin e Gjilanit. “Kemi të bëjmë me një projekt shumë të rëndësishëm për rehabilitimin e infrastrukturës në sektorin e energjisë, në ndërtimin e nënstacionit Gjilani 5. Ky nuk është i vetmi projekt që kemi bashkëpunuar me shtetin zviceran, ne kemi edhe shumë projekte tjera në proces të cilat mendojmë që në të ardhmen që do t’i realizojmë”.
Ambasadori Beglinger ka thënë se ky projekt është vazhdimësi e përpjekjeve të qeverisë zvicerane për të kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës, por edhe të shërbimeve në fushën e energjisë dhe ujit.
“Për t’u kontribuar këtyre përpjekjeve qeveria zvicerane pret nga akterët e tjerë që edhe ata të marrin pjesë në këto projekte, në mënyrë që të sigurohet që problemi i sektorit të energjisë mos të mbetet problem për Kosovën”, ka thënë ambasadori Beglinger.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











