Lajme
Turqit marrin distribucionin e KEK-ut
Konsorciumi Limak&Çalik ka ofruar 26.3 milionë euro, kundrejt kompanisë "Elsewedy Electric S.A.E" me 22.8 milionë euro
Përveç Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, kompanitë turke e kanë finalizuar idenë që ta marrin edhe Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike në Kosovë. (KEDS).
Është konzorciumi Limak Yatirim Enerji&Çalik Enerji Sanayi, të cilat janë nga Komiteti Qeveritar i Privatizimit (KQP) janë shpallur ofertuesin e preferuar në procesin e privatizimit të KEDS-it
Komitetet Qeveritar i kryesuar nga ministri i Ekonomisë, Besim Beqaj ka dhënë këtë vlerësim, pas që Komisioni për Vlerësimin e Ofertave për Privatizimin e KEDS-it konstatoi se Limak&Çalik ka pasur ofertë më të mirë me çmimin më të lartë, 26.3 milionë, kundrejt kompanisë “Elsewedy Electric S.A.E” me 22.8 milionë euro.
Ministri Beqaj, siç raporton edhe gazeta “Zëri”, e ka quajtur këtë proces tejet të suksesshëm duke u bazuar në krizën dhe recesionin ekonomik në vendet e Eurozonës dhe më gjerë, që ka ndikuar në zvogëlimin e interesimit të ndërmarrjeve nga këto vende për investime në rajon.
Ai ka thënë se kriteri i vetëm i vlerësimit të ofertave finale ka qenë kriteri financiar, ndërsa tërë procesi, siç tha më tej ai, është realizuar në harmoni të plotë me të gjitha aktet ligjore në fuqi.
Ndërsa vetë përfaqësues i konsorciumit Limak& Çalik, Ismail Ergunes e ka vlerësuar këtë proces jashtëzakonisht transparent dhe të drejtë, ndërsa shtoi se i njohin mirë të gjitha problemet në rrjetin e shpërndarjes së Kosovës. Ai tha se nëse u jepet ky projekt do të avancojnë rrjetin e shpërndarjes dhe do të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve me investime të mëdha në rrjet.
Komitetit Qeveritar të Privatizimit, ndërkaq duhet të marrë aprovimin e kabinetit qeveritar në mënyrë që konsorciumi Limak &Çalik të shpallet zyrtarisht fitues në privatizimin e KEDS-it.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












