Lajme
Targat e vjetra konfiskohen edhe në veri
Gudeleviq ka thënën se marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për lirinë e lëvizjes vlen për tërë Kosovën dhe se veriu nuk bën përjashtim.
Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) dhe Qeveria e Kosovës kanë rikonfirmuar se vendimi për konfiskimin e targave të ish-Jugosllavisë (PR, PZ, KM, UR, DJ dhe GL) është i ekzekutueshëm dhe vlen për gjithë territorin e vendit, edhe pjesën e veriut.
Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeleviq ka deklaruar për mediet serbe se marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për lirinë e lëvizjes vlen për tërë Kosovën dhe se veriu nuk bën përjashtim.
Reagimi i misionit të BE-së ka ardhur pas deklaratës së ish shefit negociator serb, Borisllav Stefanoviq i cili deklaroi se marrëveshja për konfiskim targash nuk vlen për veriu. Ai këtë deklaratë e dha pasi që Prishtina zyrtare dhe EULEX-i si mision për sundim të ligjit, nuk kanë qasje në atë pjesë të Kosovës.
“Në marrëveshjen për liri të lëvizjes, paragrafi i shtatë, thuhet se të gjithë pronarët e automjeteve, me vendbanim në Kosovë, do të përdorin targat RKS ose KS. Të dyja palët janë pajtuar me këto kushte”, ka thënë Gudeleviq për agjencinë Beta.
Pas kësaj deklaratë kanë reaguar edhe institucionet e Kosovës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se Qeveria e Kosovës në asnjë mënyrë nuk do të heq dorë nga vënia e ligjshmërisë në të pjesë të Kosovës, që administrohet nga strukturat paralele.
Pas disa shtyrjeve, 1 qershori ka qenë dita e fundit për lëvizjen e lirë me targa të ish-Jugosllavisë. Nga kjo datë të gjitha veturat që posedojnë kësolloj targash do të konfiskohen nga policia. Sipas kësaj të fundit, nëpër rrugët e Kosovës nuk ka asnjë veturë që posedon targa të vjetra, madje as nëpër parkingje.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












