Lajme

Drejtori i BKT-së në krye të Odës Kosovaro-Turke

Drejtori gjeneral i Bankës Kombëtare Tregtare (BTK) në Kosovë, Suat Albayrak me vota unanime është zgjedhur në krye të Odës Tregtare Kosovaro-Turke.

Albayrak pas zgjedhjes ka theksuar se marrëdhëniet ekonomike në mes të Kosovës dhe Turqisë kanë një rëndësi të veçantë. Prandaj, ka premtuar se do të përpiqet që t’i zhvillojë edhe më tutje ato mes dy shteteve.

Edhe Ambasada Turke në Prishtinë, e cila udhëheqë Kryesinë e Nderit në Odës Tregtare Kosovaro-Turke, përmes përfaqësuesit Ulvi Darendeli, ka përgëzuar Kryetarin e ri të OTKT-së Suat Albayrak.

Përndryshe, BTK muajve të fundit ka rritur dukshëm depozitat e klientëve për më shumë se 16 milionë euro vetëm në tre muajt e parë të këtij viti. Kjo si rezultat i ofertës së favorshme për depozituesit.