Lajme
Jusuf Buxhovi: “Kosova, 5000 vjet qytetërim”
Në Solothurn prezantohet libri "Kosova" me prezencën e vetë autorit. Realizohen promovime edhe në Lozanë dhe Sursee (Lucern)
Një kontigjent i parë, i kufizuar, i librave të sjellë nga Prishtina, ishte shitur ende pa filluar promovimi. Ndërkohë, edhe dy promovime tjera janë planifikuar të zhvillohen; njëri, sot në Lozanë e tjetri të mërkurën në Sursee të Kantonit të Lucernit dhe duket se kudo interesimi është i madh.
Është fjala për librin “Kosova” të Jusuf Buxhovit, të botuar pak kohë më parë, në tre vëllime, të promovuar në Dulliken të Solothurnit, në kuadrin e shënimit të 22 vjetorit të degës së LDK-së për Zvicër.
Ky libër që në Kosovë ka bërë jehonë si rrallë ndonjë botim tjetër i viteve të fundit, është pritur me po atë interesim edhe nga bashkatdhetarët. Prania në sallë e autorit, shkrimtarit publicistit dhe historianit të njohur Jusuf Buxhovi ishte një atu shtesë për publikun e ardhur në numër.
Duke prezantuar librin e tij, autori Buxhovi ka thënë se mesazhi që ka dashur ta përçojë përmes librit ka qenë para së gjithash ngritja e besimit të lëkundur të shqiptarëve në veten e tyre. “Ne kemi ndërtuar shtetin por nuk e kemi ndërtuar ardhmërinë. Ajo nuk ndërtohet me deklarata politike. Dhe këtu qëndron rreziku për Kosovën dhe shqiptarët”, ka thënë Buxhovi. “Historia e njerëzimit tregon se shumë shtete dhe civilizime janë stërkequr dhe kanë dështuar pikërisht atëherë kur kanë menduar se është arritur fitorja”.
“Shteti i Kosovës si çdo shtet duhet ta ketë historinë e vet. Unë megjithatë duke shkruar këtë libër nuk jam pëqendruar vetëm në historinë e Kosovës. Unë kam synuar që shqiptarët të kenë një histori shpirtërore që nga antikiteti e deri më tash. Janë 5000 vjet qytetërim në të cilin Kosova apo Dardania ka pasur privilegjin të jetë në qendër të zhvillimeve historike ndër më të rëndësishmet jo vetëm për këtë hapësirë por edhe për civilizimin botëror në përgjithësi”.
Këtu Buxhovi është ndalur duke iu përgjigjur disa hezitimeve dhe rezervave që janë paraqitur në opinionin tonë lidhur me librin e tij. “Ndoshta duket pretencioze nëse thuhet se civilizimi botëror, antikiteti, u detyrohet stërgjyshërve tanë, pellazgëve, dardano-ilirëo-arbërorëve. Shkenca këtë e ka thënë këtë para 200 e më shumë vitesh. Jusuf Buxhovi nuk ka bërë asgjë tjetër pos që ka bartur një pjesë të historisë së shkapërderdhur nga dokumentet botërore dhe e ka futur në një libër. Qëllimi im ka qenë dhe është ta paraqes atë që e ka thënë me kohë historiografia botërore por që nga kriza lindore e tutje është shtrembëruar duke i privuar shqiptarët nga kjo histori dhe nga harta gjeopolitike e strategjike në Ballkan”.
Nga ajo kohë, thotë Buxhovi, “vijnë dy projekte morbide, që në një mënyrë vazhdojnë edhe sot e asaj dite: Nacertania serbe dhe Megaliidea greke. Të dyja janë hartuar në vitin 1844 dhe propagojnë zhdukjen edhe fizike të shqiptarëve. Gjatë periudhës pas këtyre dy projekteve, shqiptarët kanë qenë viktimë e katër gjenocideve. Gjenocidi i pestë ishte në rrugë që të realizohej po të mos ishte ndërhyrja e perëndimit dhe sakrifica jonë si popull për tu flijuar. Së këndejmi, qëllimi im me këtë libër është që tu tregohet shqiptarëve se janë popull antik, që kanë ndërtuar civilizimin dhe perëndimi duhet të sillet me ta sikur me ndërtuesit e djepit të civilizimit perëndimor. Të mos turpërohemi nga madhështia jonë”, ka porositur autori i librit me tri vëllime “Kosova”.
Për fat të keq, ka vazhduar Buxhovi, “me disa segmente të qeverisjes aktuale në Prishtinë, sikur po ju jepen argumente atyre zërave që, të mbështetura në ideologjitë shoviniste, thonë se shqiptarët nuk janë në gjendje të mbajnë shtet dhe se ata janë popull bastard, që nuk e meritojnë shtetin ose shteti i tyre do të shfrytëzohet kundër interesave evropiane e civilizuese”.
Duke iu kthyer procesit të shtetformimit të Kosovës, autori ka thënë se tri janë referencat e kësaj shtetësie: Konferenca e Bunjajt, demonstratat e 68-tës kur për herë të parë u paraqitën parullat Kosova Republikë dhe lëvizja shtetndërtuese demokratike e vitit 1989 që identifikohet me Ibrahim Rugovën.
Një vështrim mbi krijimtarinë publicistike të Buxhovit e ka lexuar krijuesi Shefqet Dibrani, ndërsa prezantimin e autorit e ka bërë anëtari i kryesisë së degës së LDK-së në Zvicër, Hamëz Morina.
Në manifestimin tërëditor për nderë të 22 vjetorit të degës së LDK-së në Zvicër në Dulliken është mbajtur edhe një konferencë në të cilën punimet e tyre i kanë lexuar një numër aktivistësh dhe simpatizuesish të LDK-së. Në punimet e tyre ata janë marrë me aspekte të ndryshme të organizimit të kësaj dege të LDK-së por edhe të partisë në tërësi gjatë kësaj periudhe. Sipas kryetarit të degës, Haki Latifi, konferenca ka rezultuar mjaft e sukseshshme dhe synohet që ajo të bëhet tradiconale. Mysafirë të manifestimit kanë qenë edhe deputetët në Parlamentin e Kosovës nga LDK-ja, Anton Çuni dhe Hashim Deshishku, të cilët u janë drejtuar të pranishmëve me fjalë rasti.
Ndërsa mirënjohje të veçanta për punën e tyre në informim u ka ndarë Jusuf Buxhovit dhe Rexhep Rifatit. Ata të dy, siç u tha në prezantim, janë pranuar si gazetarë në ish të përditshmen “Rilindja” pikërisht para 45 viteve. Njëherësh Rexhep Rifatit kjo mirënjohje i është dhënë me rastin e ditëlindjes së tij të shtatëdhjetë.
Në përmbyllje është shfaqur edhe një program mjaft i pasur artistik nga ansambli folklorik “Mërgimi” i Neuchatelit dhe nga nxënësit e shkollës plotësuese të Dullikenit në gjuhën shqipe.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











