Kultura
“Romeo e Gjulieta” e Preljocajt, një dashuri në shtetin policor
Versioni i tij i "Romeo dhe Gjulietës" është me thyerje. E tillë siç është biografia e tij, na shfaqet edhe koreografia e Angjelinit
Në teatrin e Bazelit para disa ditësh ka filluar shfaqja e baletit “Romeo e Gjulieta” të bazuar në tragjedinë e njohur të Shekspirit, me muzikë të Sergej Prokofjevit dhe në koreografi të baletmaestros se famshëm shqiptarofrancez Angjelin Preljocaj.
Kësaj shfaqjeje të punuar enkas për Teatrin e Bazelit i kanë dhënë publicitet të madh mediet zvicerane dhe ato gjermane. Duke e prezantuar autorin e koreografisë si shqiptar ose si “të birin e një familje emigrantësh nga Shqipëria”, gazetat si “Neuer ZürcherZeitung”, “Badischer Zeitung”, “Basler Zeitung”, “Südkurier” etj. shkruajnë se Preljocaj është bërë me kohë yll baleti në Francë dhe gëzon reputacion të padiskutueshëm edhe përtej Francës.
“Me thyerje, ashtu siç është biografia e tij, na shfaqet edhe koreografia e Angjelinit. Versioni i tij i “Romeo dhe Gjulietës” nuk përçon më asgjë nga butësia dhe subtiliteti i veprës së njohur klasike të baletit të Prokofjevit. Një pirg vëzhgimi ngrihet frikshëm, policët me uniforma të zymta patrullojnë me një qen të vërtetë mbi një mur të lartë. Frontet e konfliktit janë shtyrë. Ata që luftojnë mes vete nuk janë më, sikur te Shekspiri, dy familje rivale të barabarta por konflikti zhvillohet në mes të të fuqishmëve dhe të shtypurve. Te Preljocaj kjo “përkthehet” si shtypje e popullit, vendorëve, (Montaguet) nga një milici e ngjashme me robotët (kapuletët).
Në baletin e Preljocajt, të paatdhetë ose emigrantët janë në njërën anë dhe shtresa sunduese e paraqitur përmes njerëzve me uniforma milicësh, në anën tjetër. E gjithë kjo është materializuar shumë mirë me kostumet dhe efektet tjera vizuele të punuara nga një vizatues i njohur stripesh në Francë. Në veprën e tij Preljocaj ka inkuadruar edhe telat gjemborë të elektrizuar dhe dritat e projektorëve gjurmues.
“Romeo e Gjuljeta” në Bazel është një teatër politik shenjash nga një e kaluar. Për herë të parë Preljocaj e ka vënë në skenë këtë pjesë në vitin 1990 në Operën e Lionit. Por për asnjë moment kjo vepër nuk të duket si e mbuluar nga pluhuri i kohës, shkruajnë gazetat zvicerane dhe gjermane.
Shfaqja e parë e baletit “Romeo e Gjuljeta” të Preljocajt është dhënë më 29 prill. Sonte (6 maj) jepet shfaqja e dytë ndërsa pasojnë shfaqjet tjera më 21, 25 dhe 30 maj.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











