Lajme

Tribunali liron përkohësisht Ramush Haradinaj

Gjykata e Hagës ka aprovuar kërkesën e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt për lirimin e përkohshëm. Haradinaj do jetë  në Kosovë nga datat 17 dhjetor 2010 deri më 14 janar 2011, kohë kjo kur pritet që gruaja e tij, Anita Haradinaj, të sjellë në jetë fëmijën e tyre të tretë.

Lideri i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Haradinaj, do t’u dorëzohet autoriteteve të EULEX-it në Aeroportin e Prishtinës, dhe nuk guxon të dalë jashtë kryeqytetit, raportojnë mediat në Prishtinë