Kuriozitete
Disa rekorde që lidhen me babadimrin
Me afrimin e festave të fundvitit dhe me ardhjen e babadimrit, Albinfo.ch. ju ofron disa rekorde interesante që lidhen me babadimrin ose "Plakun e Vitit të ri"
Fëmijët në gjithë botën shpresojnë se kanë pasur një vit të mirë mjaftueshëm dhe në fundvit të vizitohen nga një babadimër e të marrin dhurata nga ai.
Me afrimin e festave të fundvitit dhe me ardhjen e babadimrit, Albinfo.ch. ju ofron disa rekorde interesante që lidhen me babadimrin ose “+Plakun e Vitit të Ri”.
- Kapela më e madhe e babadimrit
Me gjatësi 15.47 metra dhe gjerësi 8.23 metra, kapela më e madhe e babadimrit u krijua nga fëmijët e një klubi në Norvegji, më 9 dhjetor 2008.
- Koha më e shpejtë për t’u veshur si babadimër
Ky rekord mbahet nga Andre Ortolf, që në Gjermani, më 23 dhjetor 2016 ishte veshur si babadimër për vetëm 52.84 sekonda.
- Grumbullimi më i madh i babadimrave
18112 babadimra ishin mbledhur në Thampuran Ground të Indisë më 27 dhjetor 2014 për rekordin sa i përket grumbullimit më të madh të babadimrave në një vend.
- Koleksioni më i madh i memorialeve
Jean-Guy Laquerre ka mbledhur 25104 gjësende të ndryshme të babadimrit dhe që nga 30 nëntori 2010 ai njihet si personi me më së shumti gjësende të babadimrit në botë. Ai kishte mbledhur ato që nga viti 1988.
- Lista më e madhe e dëshirave për babadimrin
Lista më e gjatë e dëshirave për një babadimër përmban 121138 dëshira he u krijua nga kampanja “Macey”, më 1 nëntor deri më 11 dhjetor të vitit 2014.
- Babadimri më i madh
Babadimri më i madh në botë është i gjatë 21.08 metra dhe i gjerë 9.18 metra. Ai u krijua nga komuna e Aguedas në Portugali më 12 dhjetor 2016. Për krijimin e tij janë përdorur 8 ton alumin dhe hekur.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











