Lajme
“Mini shengen për bizneset”
“Javët e Biznesit Kombëtar”, nisën nga Kosova dhe po udhëtojnë drejt Maqedonisë, Luginës së Preshevës, Shqipërisë dhe Mali të Zi dhe me këtë duhet të bëhet një mini shengen për bizneset
Këto komente i ka bërë në Shkup, Agim Shahini, kryetar i AKB-së në kuadër të realizimit të projektin “Javët e Bisnesit Kombëtar”
Këtë projekt Aleanca Kosovare e Bizneseve, po e realizon në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë në kohën kur për vizitë po qëndron presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.
Promovimin e prodhimeve kombëtare e bënë bizneset nga të gjitha trevat shqiptare, ndërsa hapja u bë nga presidentët e Shqipërisë dhe Maqedonisë.
“Bizneset janë si uji i Vardarit, që shkojnë ka është më shkurtë dhe më lehtë. Nga Prishtina më afër se Shkupin e Tiranën nuk e kemi askënd. Ne dëshirojmë për këtë arsye të rrisim shkëmbimet tona tregtare. Maqedonia është partneri më i madh sa i përket importi dhe po ashtu edhe Shqipëria e para sa i përket eksporteve nga Kosova”, ka deklaruar Agim Shahini.
Menderes Kuçi, kryetar i Odës Ekonomisë së Maqedonisë Veriperëndimore, ka thënë se integrimi rajonal do të sjellë zhvillim ekonomik. “Me këtë duam të dërgojmë një mesazh të fortë se vetëm integrimi mund të sjell zhvillim dhe jetë më të mirë për qytetarët”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, dita e sotme do të sjellë zhvillim dhe kërkohet që kjo të mos mbetet vetëm me një defilim prodhimesh shqiptare, por edhe me iniciativa konkrete.
Valon Saraqini, ministër i Ekonomisë së Maqedonisë, beson se ngjarje të tilla duhet të bëhen tradicionale.
Ai ka thënë se Maqedonia, ka bërë shumë lehtësira ku dhe raportet reformatore e kanë radhitur Maqedoninë si vendin e 22 më të mirë për bërje të biznesit.
Izet Mexhidi, kryetar i Komunës së Çairit, tha se integrimi rajonal më së miri mund ta bëjnë bizneset të cilët më së shumti i ndiejnë bizneset e rajoneve shqiptare. Zhvillimi ndihmon integrimin rajonal, por edhe evropian.
Edhe Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës, tha se ky projekt po realizohet në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe ka interes për të gjitha trojet shqiptare.
Gjitha prodhimet që dalin janë të ndërlidhura ngushtë me gjitha trojet kombëtare.
Xhaudet Cakuli, nënkryetar i Komunës së Ulqinit, ka thënë se këto iniciativa do të japin fryte jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në bashkëpunimin më të mirë të trojeve shqiptare. Ai ka ftuar qytetarët të pushojnë në perlën e Adriatikut në Ulqin.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











