Lajme
Dënohet sulmi në Mitrovicë, kërkohet përmbajtje
Sulmin me mjet shpërthyes në lagjen e “Tre Rrokaqiejve” në Mitrovicë, me ç’rast është vrarë Selver Haradinaj, 38-vjeç dhe janë lënduar anëtarët e familjes së tij e kanë dënuar institucionet dhe subjektet politike të Kosovës dhe përfaqësues të pranisë ndërkombëtare në vend..
Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga vlerëson se aktet e këtilla të dhunshme dhe sulmet janë të papranueshme dhe nuk i kontribojnë stabilitetit të vendit. Ato pengojnë përpjekjet e vazhdueshme për vendosjen e rendit dhe të qetësisë në gjithë Republikën e Kosovës dhe në veçanti në pjesën veriore të territorit të saj.Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës kërkon nga institucionet përgjegjëse që të kapin autorët e këtij incidenti dhe t’i vënë ata përpara drejtësisë.
“Ky akt i drejtuar ndaj jetës, lirisë dhe pronës së qytetarëve, është një akt kriminal dhe terrorist, ndaj të cilit Qeveria e Kosovës shpreh indinjatë dhe angazhohet që ndriçimi i tij, kapja e akterëve dhe dënimi i tyre të bëhet sa më shpejt. Kryeministri ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë së Kosovës dhe nga organet e ndjekjes, që të bëjnë çmos që aktorët e këtij akti terrorist, të kapen dhe të marrin dënimet e merituara nga ana drejtësisë.
Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj të vendosur në luftën kundër të gjithë atyre që rrezikojnë jetën, lirinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, theksojnë në Qeverinë e Kosovës.
Për vrasjen në veri të Mitrovicës ka reaguar edhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zbogar.
Në një deklaratë për mediat nga zyra e tij thuhet: “Mbeta i tronditur kur dëgjova për shpërthimin në të cilin humbi jetën Z. Selver Hajradinaj në Mitrovicë sot herët në mëngjes. Shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij. Kuptova nga EULEX-i se po zhvillon hetime të përbashkët me autoritetet kosovare. Shpresoj se ky hetim do të kryhet shpejt e me sukses”.
Zbogar ka ftuar të gjitha komunitetet që të qëndrojnë të qetë dhe t’a lënë rastin në duart e policisë.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës duke shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimës dhe ndarë dhembjen me ta, konsideron se aktet e tilla kriminale që marrin jetën e qytetarëve janë të patolerueshme dhe se institucionet duhet të punojnë shumë dhe në mënyrë të vazhdueshme për t’u garantuar siguri qytetarëve.Lëvizja “Vetëvendosje” këtë sulm e quan terroriste.
“Ky sulm i përgatitur kaq me kujdes, duke vendosur eksploziv pranë dritares së banesës së familjes Haradinaj dhe duke e detonuar atë – tregon se kemi të bëjmë me një sulm terrorist dhe me një veprimtari të organizuar të strukturave kriminale të Beogradit kundër shqiptarëve në veri”, thonë në Vetëvendosje, subjekt ky politik që për vrasjen e fundit në Mitrovicë, fajëson Qeverinë e Kosovës. “Kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e tolerimit të strukturave të armatosura të Serbisë në Kosovë”, vlerëson Vetëvendosje. Këtë akt kriminal e ka dënuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












