Lajme
Kosova drejt plakjes
Nataliteti në Kosovë është në rënie, çka do të thotë se popullata po shkon drejt plakjes graduale
Kosova përbën popullatë të re në moshë. Vetëm 7 për qind e popullatës i takon moshës mbi 65-vjeçare. Ndërkaq, nataliteti në Kosovë është në rënie, çka do të thotë se popullata po shkon drejt plakjes graduale.
Dita Botërore e Shëndetit Kosovën e gjen në situatë jo të mirë, thonë profesionistët shëndetësorë. Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, deklaron se gjendja shëndetësore e popullatës në Kosovë nga viti në vit është duke u përmirësuar.
Zyrtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në Kosovë, deklarojnë se, slogani i kësaj dite është “Shëndeti i mirë ju shton jetë viteve”. Sami Uka nga kjo organizatë, thotë se askush në Kosovë sot nuk është i kënaqur me shërbimet që ofrohen nga institucione.
“Nuk është intenca të zgjatet jeta, por të ngrihet cilësia e atyre viteve të jetës. Sa i përket kësaj dite, askush në Kosovë sot nuk është i kënaqur me shërbimet që ofrohen nga institucionet.”, shprehet Uka.
Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë një hulumtim, lidhur me këtë ditë, në mënyrë që të dihet saktë se si në fakt qëndron Kosova sa i përket shëndetit. Naser Ramadani drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, thotë se gjendja e popullatës në përgjithësi është e vështirë.
“Nga hulumtimi, me mbi 1860 respodentë, ka dalë se gjendja e tyre shëndetësore është e vështirë dhe se jetojnë në kushte të dobëta financiare, pastaj kanë kushte tjera të dobëta të jetesës. Këto nevojitet të dalin si rekomandime nga ky hulumtim: përmirësimi i gjendjes së tyre, në përgjithësi, e sidomos gjendja financiare, si dhe qasja dhe sigurimi i të gjitha barnave për këtë kategori”, bën të ditur Ramadani.
Por, ministri i Shëndetësisë, Fehmi Agani, thotë se në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, kanë arritur rezultate për përmirësimin e sistemit shëndetësor, në përgjithësi. Por, sipas tij, rezultatet do të shihen në vitet në vijim.Ndërsa, Ramadani pohon se Shëndetësia akoma nuk është prioritet i Qeverisë, andaj edhe Dita Botërore e Shëndetit nuk e gjen Kosovën në nivel të kënaqshëm.
“Ne po insistojmë ta sensibilizojme çështjen në anën financiare dhe në burimet njerëzore, e që janë dy elemente kyçe për stabilizimin e shëndetësisë”, thekson Ramadani.
Sidoqoftë, zyrtarët nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik thonë se me hulumtimin e bërë kushtuar Ditës Botërore të Shëndetit, kanë dashur të japin sinjal që popullata po shkon drejt plakjes graduale, edhe pse sipas tyre, kjo kërkon kohë të gjatë, dhe se nataliteti në Kosovë, ka rënë dukshëm vitet e fundit. /albinfo.ch & Radio Evropa e Lirë/
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











