Lajme
Shpresat për lirimin e policëve nga Serbia, mbesin te ndërkombëtarët
Sot pritet një vendim i Gjykatës së Kurshumlisë në Serbi për dy policët kosovarë që po mbahen në burgun e këtij qyteti.
Ata janë ndaluar të shtunën për 48 orë, pasi u rrëmbyen nga xhandarmeria serbe në territorin e Kosovën në kufi me Serbinë.
Ndërsa, Qeveria e Kosovës po shpreson që përmes presionit të faktorit ndërkombëtar Beogradi t’i lirojë dy policët e saj të arrestuar të shtunën në rajonin e Merdarit.
Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, ka thënë se çështja për lirimin e Shkuri Bunjakut dhe Sami Beqirit është ngritur te instancat ndërkombëtare për të bërë presion ndaj Serbisë, shkruan Koha Ditore.
“Ne do të jemi të koordinuar plotësisht me faktorin ndërkombëtar, do të bëjmë presion që ata të lirohen pa asnjë kusht”, ka thënë ai.
Kuçi ka thënë se populli shqiptar i Kosovës nuk ka arsye të bjerë, siç e ka quajtur ai, në histeri për rastin e së shtunës.
Një komision ushtarak i KFOR-it ka dalë në vendin ku ka ndodhur ngjarja për të vërtetuar dhe hetuar rastin, meqë pas arrestimit të policëve, ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, kishte deklaruar se këta dy policë kishin shkelur zonën e gjelbër.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










