Lajme
BE lanson fizibilitetin në Kosovë
Komisionari për Zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle ka lansuar edhe zyrtarisht procesin e hartimit të studimit të fizibilitetit për Kosovën
Të martën në Prishtinë, Fyle u ka dorëzuar presidentes dhe kryeministrit të Kosovës dokumentin me të cilin shënohet edhe zyrtarisht fillimi i studimit të fizibilitetit.
Fillimisht, Fyle mori pjesë në aktin e themelimit të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane i cili do të funksion nën udhëheqjen e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, raporton Radio Evropa e Lirë.
“Jam i lumtur që këtë herë nuk erdha në Prishtinë duarthatë. Kësaj radhe lansuam fillimin e studimit të fizibilitetit për Kosovën, si një proces që qon kah negociatat për marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit”, ka thënë Fyle.
Ky studim do të bëj një përfshirje të vlerësimeve lidhur me të arriturat në Kosovë. Studimi, nënvizoi Fyle, do të identifikoj edhe sfidat që duhet përmbushur tutje, në mënyrë që edhe Kosova një ditë të mund të negocioj për nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
Zhvillimi i tregtisë, sipas rekomandimeve të Komisionit Evropian, përparimet në administratën publike, arritja e konsensusit të gjerë politik për agjendën evropiane – ku përfshihen reformat për zgjedhje të lira e demokratike, sundimi i ligjit dhe së fundit integrimi i pakicave, ishin çështjet të cilat Fyle i përmendi si prioritete në rrugën e Kosovës drejt BE-së.
Në anën tjetër, presidentja Atifete Jahjaga tha se integrimet evropiane, krahas bashkëpunimit dhe miqësisë me Shtetet e Bashkuara janë jetike për Kosovën.
Për procesin e integrimeve, në Kosovë ka një konsensus të plotë politike, tha Jahjaga. Komisionari Fyle ka takuar ndaras edhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ai e rikujtoi lidershipin kosovar sërish edhe për një agjendë politike e gjithëpërfshirëse për veriun dhe kërkoi nga të gjitha subjektet politike ta mbështesin këtë agjendë. Ai tha se atje duhet të vendoset komunikimi dhe jo konfrontimi.
“Nuk kam ardhur këtu në Prishtinë me një listë konkrete të çështjeve që duhet imponuar Qeverisë.Mendoj se është në duart e Prishtinës që të krijoj qasje të komunitetet në veri”, theksoi Fyle.
Ai megjithatë e ka përjashtuar mundësinë që për veriun të ketë një agjendë të fshehtë politike. Për sfidat e sundimit të ligjit në veri ka folur edhe kryeministri Hashim Thaçi.
Ai tha se ka një unitet te faktori vendor dhe ai ndërkombëtar që edhe atje të shtrihet ligjshmëria dhe pushteti legal. Ndryshe, komisionari për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle tha sot në Prishtinë se viti 2012 është një vit i mundësive për Kosovën.
Studimi i fizibilitetit, tha ai, është një hap i rëndësishëm i fillimit të raporteve të Kosovës me Be-në, kurse udhërrëfyesi për vizat, sipas tij, do t’i prezantohet Kosovës gjatë kësaj pranvere.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











