Lajme
LPK bën bilancin në 30 vjetorin e ekzistimit
Tubimin e kanë përshkuar tone të forta patriotizmi e nostalgjie për kohën që u cilësua si një epokë rezistencë deri në vetëflijim
© albinfo.ch: Demir Reshiti
Shënimi i 30 vjetorit të themelimit të Lëvizjes për Republikën e Kosovës kishte mbushur të dielën sallën e hotelit Töss në Winterthur. Jo vetëm anëtarë të tashëm të LPK-së por edhe shumë ish aktivistë e simpatizantë, që sot janë të shpërndarë nëpër subjekte tjera ose që janë pasivizuar, kishin shfrytëzuar këtë eveniment për tu bërë bashkë dhe për të kujtuar një të kaluar të përbashkët. Të pranishëm ishin edhe familjarë të dëshmorëve, ish luftëtarë të UÇK-së etj.
Tubimin e kanë përshkuar tone të forta patriotizmi e nostalgjie për kohën që nga të gjithë folësit u cilësua si një epokë e përmbushur me aktivitete të ngjeshura kombëtare dhe rezistencë deri në vetëflijim.
© albinfo.ch: Gëzim Osmani, kryetar i LPK për Gjermani
Gëzim Osmani, kryetar i LPK për Gjermani e ka quajtur LPK-në si vazhdimësi e lëvizjes për çlirim e bashkim kombëtar që nga Lidhja e Prizrenit që i qëndron ende idesë për bashkim kombëtar të shqiptarëve. “Dhe nuk do të ndalë veprimin e vet deri në bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm, për të cilin ranë mijëra dëshmorë dhe amanet lanë bashkimin”, ka theksuar ai.
© albinfo.ch: Murat Bytyçi
Më tutje kryetari i LPK-së, dega për Zvicër, Murat Bytyçi në një fjalë të zgjeruar është marrë me historinë e zhvillimit të kësaj lëvizjeje, duke u ndalur në pikat kyçe dhe kthesat që LPK ka marrë gjatë viteve të bujshme të ekzistimit të saj. Bytyçi ka vënë theksin në lidhjen e pashkëputur në mes të LPK-së dhe UÇK-së që do të dilte më vonë.
Ai ka thënë se përpjekjet e para për luftë të armatosur që janë bërë në Kosovë, kanë fillin në organizimin e Lëvizjes dhe në këtë kuptim, sipas tij, vetë bërthama e parë e UÇK-së, përfshirë edhe Adem Jasharin me shokë, buron nga LPK.
Murat Bytyçi po ashtu ka vlerësuar edhe mbështetjen e shtetit amë, Shqipërisë dhe kreut të saj, Enver Hoxhës dhënë demonstratave të zhvilluara në Kosovë gjatë viteve 1981-1982. Në fund, ai ka porositur përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, në kontekst të zhvillimeve aktuale rreth Kosovës, që ta kenë parasysh se “rruga drejt Bashkimit Evropian të kalojë përmes Shqipërisë dhe assesi përmes Beogradit”.
© albinfo.ch: Hasan Ukëhaxhaj
Në vazhdim, veprimtari veteran Hasan Ukëhaxhaj ka evokuar kujtimet e tij nga koha kur, si i burgosur politik, kishte marrë lajmin e kobshëm për vrasjen e heronjve të janarit, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. “Themeli i bashkimit të organizatave të atëhershme është 17 janari i vitit 1982 dhe asnjë organizim tjetër i bërë në trojet shqiptare të robëruara deri më atëherë, nuk ka pasur themel më të shkëlqyer dhe më heroik”.
Veprimtari dhe ish kryetari i LPK-së jashtë vendit, Bedri Islami në fjalën e tij e ka quajtur lëvizjen si një pasurim jo vetëm të veprimtarisë kombëtare por edhe të përvojës së tij personale. Ai ka theksuar se koha e kaluar me LPK-në i ka mundësuar njohjen me njerëz të vuajtjeve e të sakrificave si Fehmi e Xhevë Lladrovci dhe shumë të tjerë veprimtarë që më vonë kanë rënë në altarin e lirisë.
Demir Reshiti, anëtar i kryesisë së Lëvizjes nga Kosova ka sjellë përshëndetjet nga LPK-ja në Kosovë.
Në foltore është ngjitur edhe veprimtarja dhe shoqja e jetës e Kadri Zekës, Saime Isufi. Ajo ka mohuar të jetë në mesin e themeluesve të LPK-së: “Jo, Lëvizjen e kanë themeluar Jusufi, Kadriu e Bardhoshi me shokë dhe e kanë vulosur me gjakun e tyre”, është shprehur zonja Isufi.
Publikut, në emrin e familjeve të dëshmorëve të UÇK-së i është drejtuar bashkëshortja e dëshmorit Agim Bajrami, Sadije Bajrami ndërsa veprimtari Sejdi Gegaj ka përcjellë përshëndetjet e ish krerëve të LPK-së, Fazli Veliu dhe Emrush Xhemajli.
© albinfo.ch: Rapsodi Shpend Dervish Shaqa
Me disa këngë kushtuar dëshmorëve është paraqitur rapsodi Shpend Dervish Shaqa, ndërsa në përfundim të manifestimit, publikun e ka argëtuar këngëtari Xhemail Murtishi me orkestrën.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












