Lajme
Kur bashkatdhetarët llogariten si turistë të huaj
Hulumtimi i institutit GAP, tregon se nga festivali ‘DokuFest’, fitohen 3.1 milion euro, shumica nga turistët e huaj. Por këto të dhëna, kundërshtohen nga Kujtim Kurti duke thënë se pjesa dërmuese janë bashkatdhetarë që verës vijnë për pushime.
Jo të gjithë janë pajtuar me hulumtimin e quajtur “Impakti ekonomik i Dokufest-it” i kryer nga Instituti për Studime të Avancuara (GAP), në bashkëpunim me disa organizatorë të këtij festivali dhe përfaqësuesit e Kuvendit Komunal të Prizrenit.
Kujtim Kurti, Drejtor Ekzekutiv i Organizatës Joqeveritare “Lëvizja për Përparimin e Turizmit-LPT”, monitorues të festivalit “Dokufest”, vlerësimet e prezantuara nga Instituti GAP, një nga organizatorët e festivalit, dhe zyrtari i komunës së Prizrenit, i quan jo të sakta.
© albinfo.ch: Kujtim Kurti, Drejtor Ekzekutiv i Organizatës Joqeveritare “Lëvizja për Përparimin e Turizmit-LPT”
Në një bisedë për Albinfo.ch, Kurti thekson se në këtë përllogaritje janë bërë shumë gabime, duke nisur që nga cilësimi që u bëhet vizitorëve të tij, që në masë të madhe janë bashkatdhetarë që vijnë në atë periudhë të vitit për pushime në Kosovë.
Duke kundërshtuar deklarimin e Kujtim Gashit, zyrtarit të Komunës së Prizrenit se “DokuFest”e ka shtuar numrin e turisteve gjatë muajit korrik, ai shpjegon se pjesa dërmuese e tyre janë bashkatdhetarë tanë nga diaspora.
“Bashkatdhetarët tanë nga diaspora ata i fusin në grupin e turisteve dhe kështu mënjanojnë me qellim numrin e 10 mijë vizitorëve të ‘DokuFest-it’,duke e zëvendësuar me përfitimet që arrihen nga bashkëtedhetarët gjatë muajit korrik,në llogarinë e vlerës së manipuluar nga Instituti GAP”, thekson Kurti për Albinfo.ch.
Në këtë mënyrë Kurti kundërshton të dhënat e hulumtimit të Institutit GAP sipas të cilit vetëm gjatë edicionit të fundit të këtij festivali të mbajtur në verën e vitit 2011, 10 mijë vizitorët kanë harxhuar mbi 3.1 milion euro.
Të pyetur se si është bërë ky studim, Agon Demi nga Instituti për Studime të Avancuara (GAP) , ka sqaruar se organizatorët e “DokuFest-it” kanë përpiluar një pyetësor, i cili është mbushur nga 800 respodentë.
Ai tregoi se nëpërmjet pyetësorit, janë kërkuar të dhëna specifike, si shuma e shpenzuar për ushqim e pije, bujtinë, transport dhe shpenzime tjera gjatë ditëve sa ka zgjatur festivali “DokuFest”.
“Nga kjo del se ‘Dokufesti’ kishte impakt prej 3. 1 milion eurosh, kurse pritet që DokuFesti i njëmbëdhjetë që mbahet këtë vit, i cili do të mbahet në korrik të vitit 2012, do të ketë një impakt ekonomik prej 4. 6 milion eurosh”, tha Demi.
Por këto të dhëna, sipas Kujtim Kurtit nga organizata “LPT” nuk janë të sakta.
Ai pretendon se Instituti (GAP) ne bashkëpunim me “DokuFestin”, me qellim i ka ikur një analize të detajuar të të ardhurave që janë realizuar gjatë kohës së festivalit.
“Në këtë analizë nuk janë paraqitur të dhënat e buxhetit të ‘DokuFest-it”, që financohen nga sponsorët, donatorët si dhe nga ndihma e Kuvendit komunal të Prizrenit. Nuk janë paraqitur fitimet nga shitja e biletave të DokuFest-it,nuk janë paraqitur të dhënat e administratës tatimore që kane realizuar të hyra brutto-netto,gjatë kohës sa është mbajtur festivali dhe nuk janë paraqitur fitimet netto-bruto te punës organizative te vet DokuFest-it”, thotë Kurti për Albinfo.ch.
Sipas tij, festivali DokuFest ka dhjetë vjet që organizohet në muajin korrik, kur është e fluksi me i madhe i bashkatdhetarëve qe vijnë nga diaspora për pushime, prej të cilëve 90 përqind e të hyrave realizohen prej tyre.
“I gjithë kapaciteti i dhomave të hoteleve dhe moteleve ne qytetin e Prizrenit me rrethinë është 400 shtretër nga çmimi minimal për dhomë 40 euro,dhe me shtëpi private për banim afër 100 shtretër,me çmim diku 20 euro për dhomë”, sqaron Kurti.
Ai më tej thotë se nga 230 filma nga 55 shtet të botës që janë shfaqur ne 7 kinematë e improvizuara nga organizatoret e ‘DokuFest-it’,gjatë atyre ditëve, del se janë vizituar vetëm nga 1 mijë vizitorë në ditë gjatë gjithë kohës sa është mbajtur DokuFesti.
Pavarësisht dallimeve, hulumtimi që pretendon se tregon benefitet materiale të “DokluFestit: është i pari i këtij lloji dhe deri diku shpërfaq përfitimet financiare nga ky festival i filmit të shkurtër dokumentar, që radhitet i 25 në botë.
LPT
OJQ-“Lëvizja për përparimin e Turizmit”-LPT,e themeluar ne prill te vitit 2011, ka pasur në dispozicion gjithë stafin e saj ne shërbim të turisteve qe kane vizituar Prizrenin gjatë gjithë kohës sa është mbajtur festivali i DokuFest-it,me Zyrën Turistike të vetmen e këtij lloji në Kosove, apo “Tourist Information”,nga ku të gjithë vizitoreve të Dokufest-it,të cilët kanë qene te interesuar të informohen me kulturën dhe historinë e lashtë të Prizrenit,akomodimin me hotele dhe shtëpi private, i ka kryer me shërbim falas,dhe me vetë financim.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











