Lajme
Bashkimi Evropian shkurton kreditë për Ballkanin
Banka Evopiane e Investimeve do të shkurtojë financimet e reja në vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë dhe Shqipërinë
Zëvendëspresidenti i Bankës, Dario Skanapieko tha në Beograd se kreditë e reja në Ballkanin Perëndimor mund të ulen me 20 për qind, për t’i dhënë kohë vendeve të absorbojnë financimet e mëparshme, ende të papërdorura.
Numri dy i BEI deklaroi se përmes kësaj strategjie banka synon të pastrojë të gjitha fondet e padisbursuara për projektet në Shqipëri, Serbi, Bosnje dhe Maqedoni.Për periudhën 2007-2011, Banka Europiane e Investimeve ka nënshkruar 4.2 miliardë euro kredi për projektet në vendet e rajonit.
Por për shkak të vonesave administrative vetëm 2.43 miliardë prej tyre u disbursuan, duke lënë rreth 1.8 miliardë euro fonde të nënshkruara, por të papërdorura. “Ne duam të shohim një përputhje më të mirë mes kredive që nënshkruajmë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përdorimit të tyre, çka do ta bënte ndihmën më eficente,” deklaroi zvëndëspresidenti i BEI.
Banka Europiane e Investimeve financon kryesisht projekte zhvillimi, që nga infrastruktura e deri tek mbështetja direkte për biznesin. Vitin e kaluar, ajo disbursoi 859 milionë euro financime në rajon, ku pjesën dërrmuese ose 67 për qind të tyre e mori Serbia.
Shqipëria është një nga vendet që përfiton më pak nga grantet dhe kreditë për projekte zhvillimi që jep Bashkimi Europian.
Kjo për një sërë arsyesh, që lidhen me progresin e ngadaltë në procesin e integrimit, por edhe kapacitetet e ulëta absorbuese.
Vetë qeveria shqiptare vitet e fundit ka preferuar më shumë ta orientojë huamarrjen drejt bankave islamike, për shkak të kushteve më të lehta, që vendosin këto banka në disbursime, raporton Top-Channel në Tiranë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












