Lajme
Kroacia në zonën Shengen më 2015
Ndërkohë Parlamenti i Kroacisë e ka ratifikuar sot hyrjen e këtij vendi në Bashkimin Evropian
Kroacia planifikon t’i bashkohet zonës Shengen, dy vjet pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian, datë kjo e caktuar më 1 korrik 2013, ka deklaruar në Bruksel, Ministri i Brendshëm kroat, Ranko Ostojiç.
Kroacia deri në fund të këtij viti në kufijtë e saj, të cilët së shpejti do të bëhen kufijtë e jashtëm të BE-së do të angazhojë 450 policisë kufitar, dhe po ashtu duhet t’i kompletojë me pajisje policinë edhe në vendkalimet kufitare.
Kroacia nga 1 korriku 2013, kur hyn në BE, do të ketë të drejtë për 120 milionë euro për blerjen e helikopterëve për mbikëqyrjen e jashtme të kufijve të BE-së.
Ostojiç tha thënë se paratë do të bëjë përpjekje t’i marrë me herët duke marrë parasysh se duhet kohë për operacionalizimin të plotë të helikopterëve.
Kufiri Shengen i Kroacisë do të duhet të ketë dy oficerë në një kilometër, ndërsa sot nuk ka të angazhuar nga një polic në dy kilometra.
Ndërkohë Parlamenti i Kroacisë e ka ratifikuar sot hyrjen e këtij vendi në Bashkimin Evropian.
“20 vite prej pavarësisë ka ardhur koha që të bashkohemi”, tha kryeministri Zoran Millanoviq, duke e paraqitur para deputetëve marrëveshjen për anëtarësim në BE.
Të gjithë 136 deputetët e pranishëm e mbështetën marrëvshjen, e cila ishte nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar në Bruksel. Parlamenti i Kroacisë i ka 151 deputetë.
Në muajin janar, u mbajt referendumi për këtë çështje, në të cilin, poashtu, afro 66% e kroatëve e mbështetën hyrjen e Kroacisë në BE.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











