Lajme
Do të reduktohet EULEX-i
Bashkimi Evropian, ka bërë të ditur se do të reduktojë për një të tretën misionin policor dhe të drejtësisë, duke theksuar përmirësimet në fushën e sigurisë.
Komandanti për Operacione Civile të BE-së, Hansjoerg Haber, ka theksuar se rezultatet nga Rishikimi Strategjik për EULEX-in, do të çojnë drejt një misioni ‘më të fuqishëm, më të sigurtë dhe më efikas’.
Ai i ka bërë këto komente gjatë një vizite në Kosovë, me ç’rast i është drejtuar stafit të EULEX-it dhe po ashtu ka informuar autoritetet e Kosovës për detajet e Rishikimit, i cili pritet të përfundojë së shpejti, thuhet në një komunikatë për media të EULEX-it.
Në EULEX, thuhet se do të fillojnë të implementohen pas datës 14 qershor 2012, kur pritet të hyjë në fuqi mandati i ri.
Misioni i EULEX-it është vendosur në Kosovë në vitin 2008 dhe ndihmon në monitorimin dhe mbikqyrjen e policisë dhe drejtësisë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












