Lajme
Fillon aplikimi për subvencione në Ministrinë e Bujqësisë
Këtë vit fermerët mund të aplikojnë për të përfituar subvencione, veç tjerash, për herë të parë edhe për zgjoje bletësh
Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka njoftuar se është hapur periudha e aplikimit për subvencione dhe grante investive nga faza e parë e përkrahjes. Të drejtë konkurrimi për subvencione kanë fermerët që i plotësojnë kriteret e publikuara.
Ministria e Bujqësisë ka njoftuar se këtë vit fermerët mund të aplikojnë për të përfituar subvencione për krerë të lopëve qumështore, për krerë të kafshëve të imëta dhe për herë të parë edhe për zgjoje bletësh.
Po ashtu, sipas njoftimit, në këtë periudhë fermerët mund të aplikojnë për të përfituar edhe grante për investimet e tyre në sektorin e hortikulturës, përkatësisht për ngritjen e sipërfaqeve të reja me pemishte, me hardhi të rrushit të tryezës dhe me perime në serra, si dhe mund të përfitojnë grante investive edhe për zëvendësimin, zgjerimin dhe përmirësimin e infrastrukturës në fermë.
“Zgjerimi i gamës së përkrahjes dhe aktivizimi i të gjitha burimeve për zhvillimin e sektorit të bujqësisë është objektivë kryesore e Ministrisë së Bujqësisë dhe përveç përkrahjes së deritanishme për sektorin e blegtorisë, sektorin e hortikulturës dhe atë të drithërave, sivjet për herë të parë do të përkrahet me subvencione edhe prodhimtaria e farës së grurit, prodhimtaria e misrit dhe ajo e lulediellit dhe kolzës”, thuhet në njoftimin e MBPZHR-së.
Po ashtu theksohet se periudha e aplikimit për prodhimtarinë e këtyre kulturave bujqësore do të hapet në muajin mars. Ndërsa, për të përfituar grante investive për ndërtimin e fermave të reja për lopë qumështore dhe pula vojse, për pajisje për mjelje, për përgatitjen e ushqimit për bagëti, për ndërtimin dhe renovimin e dhomave të qumështit dhe për pajisje dhe mekanizëm më të rënd bujqësor, periudha e aplikimit do të hapet në muajin prill.
“Vlen të potencohet se theks i veçantë në hartimin e kritereve është vënë edhe tek inkurajimi i të rinjve dhe grave fermere, si dhe tek inkurajimi i banorëve të zonave të thella rurale, të cilët në sistemin e poentimit do të kenë përparësi më të madhe me projekte për zhvillim rural”.
Faza e dytë e aplikimit për të përfituar nga skema e përgjithshme e granteve për agropërpunimin dhe prodhimtarinë primare, të cilat Ministrisë së Bujqësisë i janë vënë në dispozicion nga projekti i Bankës Botërore dhe projekti i Danida-s, do të hapet pas gjashtëmujorit të parë të këtij viti.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












