Lajme
Hiqet ndalesa e qarkullimit për azilkërkuesit
Deri më tash, azilkërkuesit në Baden-Württemberg, për të lëvizur jashtë qarkut ku janë strehuar, duhej të merrnin leje të posaçme
Azilkërkuesit me qëndrim në Republikën Baden-Württemberg së shpejti do të kenë të drejtë lëvizjeje të lirë brenda territorit të republikës. Këtë e ka deklaruar ministri i brendshëm Reinhold Gall nga SPD.
Deri më tash, prej më shumë se 30 vitesh, azilkërkuesit, për të lëvizur jashtë qarkut ku janë strehuar, duhej të merrnin leje të posaçme. Ndryshe, nëse kapeshin më shumë se një herë duke udhëtuar jashtë qarkut, ata ndiqeshin penalisht. Në këtë mënyrë, me dosje penale, ata rrezikonin edhe procedurën e tyre të azilit.
Kjo ka sjellë edhe te një perceptim i gabuar në statistikat për “kriminalitetin” e azilkërkuesve, ka pranuar ministri Gall. Gjatë vitit të kaluar, autoritetet kishin regjistruar 627 shkelje të përsëritura “detyrimit rezident”, siç mban emrin zyrtar ky detyrim, shkruan Migazin.
Këtë hap të qeverisë së republikës, e kanë përshëndetur përfaqësuesit e kishave dhe të organizatave që mbrojnë të drejtat e azilkërkuesve. “Një zgjidhje shumë humane, edhe pse e vonuar. Kjo përkon me kërkesat e bëra tash sa kohe nga kisha dhe organizatat tona”, kanë thënë ata.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










