Kosova
Hoxha: Procesi i integrimit evropian, ndër qëllimet kryesore të Kosovës
"Qëllimi i shoqërisë sonë dhe, rrjedhimisht detyra jonë si përfaqësues politikë mbetet vazhdimi i konsolidimit demokratik..."
Në Bruksel është mbajtur mbledhja e Komitetit për Stabilizim Asociim Bashkim Evropian- Kosovë, të cilin e ka kryesuar Genoveva Ruiz Calavera, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor.
Në fjalën e hapjes së mbledhjes së Komitetit, ministrja Hoxha ka theksuar se ky është takimi i parë i Komitetit Stabilizim Asociim, i cili mbahet pas përfundimit të të gjitha takimeve të nënkomiteteve të Stabilizim Asociimit, si dhe në prag të mbajtjes së Këshillit në muajin nëntor.
“Procesi i integrimit evropian mbetet një nga qëllimet kryesore të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës. Qëllimi i shoqërisë sonë dhe, rrjedhimisht detyra jonë si përfaqësues politikë mbetet vazhdimi i konsolidimit demokratik, ngritja e nivelit të sundimit të ligjit dhe e respektimit të të drejtave si dhe ndërtimi i një ekonomie të tregut funksionale”, ka theksuar ministrja Hoxha.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













