Autotech
Musk planifikon që të mos ketë më udhëtime të gjata në botë
“Të gjitha udhëtimet të cilat njerëzit i konsiderojnë si udhëtime që marrin kohë mund të kompletohen në më pak se gjysmë ore"
Njerëzit shumë shpejt do të udhëtojnë nga qyteti në qytet për vetëm pak minuta, ka thënë Elon Musk.
Themeluesi i kompanisë Tesla, që merret me prodhimin e veturave elektrike si dhe me raketa, dha këtë deklaratë në Kongresin Astronautik Ndërkombëtar që u mbajt në Australi.
Në një video promovuese u tha se udhëtimi Evropë-SHBA do të marrë vetëm 29 minuta.
Tusk i tha audiencës se planifikon të nisë të dërgojë njerëz në planetin Mars që nga viti 2024. Kompania e tij SpaceX ka do të nisë prodhimin e raketave që përkrahin këtë mision që nga viti i ardhshëm, shkruan albinfo.ch.
Ai thotë se makina e quajtur BFR do të përdoret për këtë qëllim.
“Të gjitha udhëtimet të cilat njerëzit i konsiderojnë si udhëtime që marrin kohë mund të kompletohen në më pak se gjysmë ore. Disa nga klientët tanë janë konservatorë dhe duan ta shohin makinën tonë BFR të fluturojë disa herë para se të jenë të rehatshëm në të. Andaj ne jemi fokusuar që të arrijmë qëllimin që klientët të ndihen sa më rehat në këtë makinë”, ka thënë Musk.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje












