Kosova
Lansohet platforma e parë dhe e vetme online për hulumtimin e produkteve financiare
CEO i kësaj platforme Jetmir Halimi, është rritur në Zvicër, ku dhe ka krijuar bagazh profesional, mirëpo ka ca kohë që është kthyer në Kosovë për të zhvilluar idenë e tij.
Është lansuar platforma e parë dhe e vetme online në Kosovë që bën hulumtimin e produkteve financiare, Trekandi. Në njoftim thuhet se “Tani nuk keni pse të humbni kohë duke shkuar në çdo institucion financiar për t’u informuar rreth shërbimeve financiare, siç është për shembull kredia”.
Të gjitha ofertat nga institucionet financiare dhe bankat do t’i gjeni në një vend.
Në eventin që u mbajt ishin të pranishëm ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, ekipi i Gjirafës, përfaqësues të institucioneve financiare, të ndërmarrjeve të ndryshme, të cilët e mirëpriten këtë platformë që i ka munguar tregut të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
CEO i kësaj platforme Jetmir Halimi, është rritur në Zvicër, ku dhe ka krijuar bagazh profesional, mirëpo ka ca kohë që është kthyer në Kosovë për të zhvilluar idenë e tij.
Ndër të tjerash gjatë eventit Jetmiri u shpreh se “Misioni i Trekandit është që qytetarët ta kenë një pikë për të u referuar dhe për të gjetur ofertën më të mirë që ofrojnë institucionet financiare”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











