Kosova
Oda e Afarizmit Kosovar kërkon heqjen e Kartonit të Gjelbër për diasporën
Oda e Afarizmit si shqetësime u ngriti çështjen e Kartonit të Gjelbër, i cili po paraqet problem për mërgatën kosovare. Ministri Gashi tha se edhe nëse kjo taksë nuk hiqet, të pakën të thjeshtohet
Oda e Afarizmit të Kosovës kërko sot nga ministri i Diasporës, Dardan Gashi që të hiqen të gjitha barrierat që pengojnë investimet e diasporës në Kosovës, përfshirë edhe Kartonin e Gjelbër. Këto kërkesa përfaqësuesit e kësaj Ode i adresuan sot në një takim që zhvilloi sot me ministrin e Diasporës.
Në takim me ministrin ishte kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi me bashkëpunëtor.
Gjatë këtij takimi u ngritën disa çështje që po krijojnë probleme dhe sfida për të operuar bizneset në vendin tonë, Krasniqi vuri në pah nevojën e një ligji të veçantë për investimet e diasporës, në mënyrë që të tërheqim investitorët dhe të stimulohen ata, gjithashtu si shqetësime u ngritën edhe çështja e Kartonit të Gjelbër, i cili po paraqet problem në vete dhe mungesa e ofertave për bizneset që dëshirojnë të investojnë në vendin tonë.
Ministri Gashi theksoi se Diaspora paraqet një faktor shumë të rëndësishëm për vendin tonë, për vet faktin se rreth dy të tretat e të hyrave i kemi nga ata.
Ai po ashtu theksoi se edhe për çështjen e Kartonit të Gjelbër janë duke punuar në atë drejtim, është problem të hiqet fare, por janë duke u munduar të paktën me u thjeshtësuar procedura deri tek pajisja me të.
Gashi gjatë takimit tha se ligji për Investimet Strategjike përfshinë edhe pjesën e diasporës dhe me marrjen e statusit të Investuesit Strategjik largohen automatikisht të gjitha barrierat. Ai po ashtu shtoi se janë në bisedime e sipër me një investitor nga Gjermania, që i përket fushës së energjisë së erës.
Në këtë takim të dyja palët u shprehën të gatshme për bashkëpunim të afërt dhe u pajtuan se është shumë e rëndësishme që të ndërtojmë marrëdhënie bashkëpunimi së bashku me komunitetin e Diasporës si faktor shumë i rëndësishëm në fushën e ekonomisë së vendit.
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











