Lajme
Kosova ka probleme me imazhin

Diaspora duhet të shikohet si potencial investimi e jo si fuqi ndihmash. Kështu thotë Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) në intervistë për Albinfo.ch.
Albinfo.ch: A jeni i kënaqur me investimet e huaja në Kosovë? S. Gërxhaliu: Nëse analizohet situata ekonomike në Kosovë dhe i analizoni me përpikëri trendet zhvillimore në Kosovë dhe indikatorët esencialë, atëherë nuk kemi arsye të jemi të kënaqur me investimet e huaja qoftë në formë direkte, indirekte apo periferike.
Albinfo.ch: Pse?S. Gërxhaliu: Arsyet janë të shumta. Në qoftë se i referohemi raporteve të organizatave të ndryshme ndërkombëtare që bëjnë vlerësimin e ambientit biznesor, atëherë ju e dini që në vitin 2011, Kosova është ballafaquar me disa goditje të mëdha, qoftë në raportin Doing Bussnis, qoftë në atë të Amnesty International, qoftë në luftën kundër kriminalitetit dhe emëruesi i përbashkët i të gjitha këtyre, është se Kosova e gëzon një imazh enorm negativ që është hap deinkurajues për investitorët e huaj.
Albinfo.ch: Në një anketë të kryer nga portali Albinfo.ch, del se mbi 50 përqind mendojnë se korrupsioni është arsyeja kryesore pse ndërmarrjet e huaja nuk investojnë në Kosovë. Ju pajtoheni me këtë apo është më shumë çështje perceptimi? S. Gërxhaliu: Në rend të parë, para se të përgjigjem në pyetje, dua të them se diaspora kosovare kudo që të jetë, meriton një tretman shumë me special dhe substancial, e më të sinqertë. Ata nuk janë të trajtuar kështu. Për fat të keq neve diaspora na duhet vetëm atëherë kur kemi nevojë për ndihma dhe është një ndër kontribuesit më të mëdhenj qoftë të ndihmave, qoftë të natyrës institucionale. Mirëpo arsyeja e mos investimeve mund të them se qëndron, ashtu siç ka rezultuar në këtë analizë të Albinfos, se vërtetë korrupsioni dhe tendero-mania janë shndërruar në një sëmundje kancerogjene, e cila sëmundje, me siguri do ta ngulfatë ardhmërinë e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Në qoftë se ne nuk jemi të gatshëm ta inkurajojmë diasporën tonë për të investuar në Kosovë, atëherë çfarë do të jetë raporti i të tjerëve për të investuar në Kosovë. Prandaj një platformë e re, një pako fiskale apo një pako investuese për diasporën e përgatitur nga institucionet e vendit, do të reflektojë edhe në ngritjen e imazhit të Kosovës, dhe në këtë mënyrë, do të krijojmë efekte duale, do jetë diaspora jonë ajo që do të investojë, por do të jenë edhe të huajt që kur e shohin diasporën tonë, edhe ata do të investojnë në Kosovë. Mbi të gjitha është gabimi më i madh që parametër kyc i matjes së diasporës, është potenaciali i tyre financiar. Neve na duhet tradita e punës, na duhet edukimi, kultura e të gjitha këto vyrtyte na duhen nga diaspora, e cila fatkeqësisht është anashkaluar.
Albinfo.ch: Kosova ka institucione të vecanta për diasporën. Mendoni se ata nuk po bëjnë sa duhet? S. Gërxhaliu: Unë para disa ditësh në një konferencë për media thash se duhet të bëhet një koordinim i këtyre aktiviteteve për të inkurajuar diasporën kosovare dhe në rend të dytë, për të inkurajuar investitorët e huaj. Por ju e shihni që Ministria e Diasporës bënë dicka, ajo e Punëve të Jashtme bënë dicka, ajo e Tregtisë e Industrisë diçka tjetër, dhe do të thotë se të gjitha këto janë ndarje e përgjegjësisë nga e cila pëson investitori dhe ekonomia kosovare. Është e pamundur t’i provokosh investitorët të investojnë në Kosovë.
Albinfo.ch: Treguat përse nuk investohet në Kosovë, por a ka ndonjë arsye që një investitor qoftë nga diaspora, edhe zviceran, gjerman apo thjesht një i huaj, duhet të investojë në Kosovë?S. Gërxhaliu: Unë mendoj se diaspora kosovare ka dhënë kontributin e vet, para, gjatë dhe pas lufte. Është e vërtetë se ata janë duke u zhgënjyer, se ëndrra e tyre ka qenë për një Kosovë krejt tjetër. Ata nuk kanë pritur që Kosova do të jetë udhëheqëse në listat e korrupsionit, burokracisë, dhe të dukurive enorme negative. Por krejt kjo ka vetëm një emërues të përbashkët e që është fjala-tranzicion. Karakteristikat e tranzicionit janë këto. E tëra i përngjan një lumi të vërshuar, që pas shirave të egër hedh mbi sipërfaqe mbeturina. Dashur e padashur ai ujë do të pastrohet me kalimin e kohës, por duhet ne të jemi ata që duhet ta përshpejtojmë këtë proces. Sa më i kthjellët të jetë uji i Kosovës, aq më i letë do të jetë atraktimi për investime i diasporës dhe të huajve. Por duhet të bëhet më shumë në promovimin e vlerave dhe përmirësimin e imazhit. Në rend të parë duhet të kuptohet se në Evropë, në hapësirën gjerman folëse, janë përafërsisht 193 mijë familje shqiptare të cilat i dërgojnë në Kosovë mesatarisht nga 3 mijë euro në vit. Pjesa tjetër e fitimeve mbetet në bankat Evropiane apo në ato të vendeve gjerman folëse dhe llogaritet që kapitali i tyre është 2.5 miliardë euro. Prandaj paramendojeni që vetëm pjesa dërmuese e atyre parave të investohet në biznese të vogla e të mesme në Kosovë, në sektorin prodhues dhe qendra për aftësim dhe riaftësim profesional, atëherë përshpejtimi i procesit zhvillimor do të jetë shumë më i madh sesa që është tash për tash.
Albinfo.ch: Ju keni takime dhe kontakte edhe me biznesmenë të huaj, si zviceranë, gjermanë, austriakë e të tjerë. Çfarë përshtypjesh kanë ata për Kosovën. Si na shohin?S. Gërxhaliu: Ata janë një zë shumë kritik, por duhet të pranohet megjithatë realiteti se Kosova është më mirë nga brenda sesa që duket nga jashtë. Imazhi dhe ajo që promovohet nga mediat evropiane është më tepër përmbledhje e rrumbullaksim nga kronikat e zeza, sesa gjëra pozitive. Prandaj është një obligim moral i të gjithë neve që me profesionalizëm të bëjmë detyrat tona të shtëpisë. E nëse në këtë drejtim arrijmë rezultate, atëherë edhe imazhi i Kosovës do të jetë ai që do të ndryshohet. Na prêt punë, nuk kemi arsye për kënaqësi, sfidat janë të mëdha, dhe tani kur viti 2012 pritet të karakterizohet me mjaft vështirësi ekonomike, është koha kur duhet të jemi më aktiv në përmirësimin e imazhit të Kosovës dhe promovimin e investimeve në Kosovë.
Albinfo.ch: Pse një zviceran duhet të investojë në Kosovë? S. Gërxhaliu: Isha para disa ditësh në Gjermani dhe një investitor gjerman iu drejtua kolegëve të tij në mënyrë shumë interesante. Ai tha se nëse dëshironi të investoni në një vend ku nuk ka asnjë problem, atëherë bëjeni këtë në Zvicër, por në qoftë se doni të investoni në një vend ku ka sfida e vështirësi, por në aspektin afatgjatë mjaft fitimprurëse, atëherë investoni në Kosovë dhe vendet të tjerë të Ballkanit. Prandaj, duhet ta kuptojmë realitetin se Kosova është në Ballkan dhe ky rajon është pjesë e Evropës perëndimore dhe ne pretendojmë që një ditë të jemi në familjen evropiane. Sa më herët të përgatite tereni ekonomik, integrimi politik do të përshpejtohet. Prandaj është koha që Kosova jo vetëm të përkrahet me ndihma humanitare, por të ketë edhe mundësi për investime konkrete, krijimin e vendeve të reja të punës, dhe investime në prodhim e përmirësimin e bilancit tregtar. Një shtet nuk mund të mbijetojë e të ketë zhvillim ekonomik në qoftë se importon vetëm para të gatshme.
E-Diaspora
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut NY Times përfshirë në listën prestigjioze ‘Çka Ka Qëllu’...
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€