Lajme
Kolonat e gjata po ua nxjerrin “për hunde” pushimin bashkatdhetarëve
Qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në vende të ndryshme perëndimore, gjatë udhëtimit të tyre për në Kosovë dhe kthimit, po ballafaqohen me pritje të gjata në pikat kufitare
Pritjet e gjata në kufij, për ardhje në Kosovë dhe vajtje në perëndim, po u nxjerr “për hunde” pushimin bashkatdhetarëve kosovarë, të cilët po e përjetojnë ferrin duke pritur nga 5 -6 orë në kolona. I njëjti skenar po përsëriti me vitet të tëra, e posaçërisht pasi Prishtina e Beogradi nënshkruan Marrëveshjen për lëvizjen e lirë.
Pritjet e gjata të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare, ndodhin çdo vit gjatë sezonit të verës. Ndërsa shkaktarë si zakonisht janë policia kufitare serbe e cila është treguar gjithmonë e ngathët me kosovarët.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë njofton se pritjet në disa pikë-kalime kufitare sidomos në dalje, po zgjasin deri në tri orë. Ndërkaq, vetë bashkatdhetarët që kaluan mbrëmë pikë-kalimin në Merdarë, thanë se nga ana e Kosovës kanë pritur më shumë se 5 orë në kufij. Madje thuhet se kolonat ishin të gjatë kilometra.
Pritjet më të gjata, sipas kësaj qendre, janë në pika kalimet në Merdarë, Mutivodë dhe Dheu i Bardhë.
Në Ministrinë e Diasporës thonë se gjatë këtij sezoni të verës ka arritur një numër i madh i ankesave të emigrantëve nga Kosova, të cilët janë ankuar për pritjet e gjata për të kaluar procedurat kufitare.
Këshilltari i lartë politik në Ministrinë e Diasporës në Qeverinë në largim të Kosovës, Kushtrim Sheremeti, thotë për REL se në vazhdimësi janë duke punuar për t’i informuar qytetarët për pritjet, të cilat eventualisht janë nëpër kufij.
“Ankesat janë të përhershme, por njëkohësisht ka bashkatdhetarë, të cilët na kontaktojnë para se të hyjnë në pikat kufitare. Në këtë sezon Ministria e Diasporës e ngrit nivelin e përgjegjësisë më të madh, edhe mundohemi të jemi në pranë mjeteve tona të komunikimit dhe të shpërndajmë linkun e aplikacionit që t’i informojmë bashkatdhetarët”, thekson Sheremeti.
Ai iu bën thirrje qytetarëve që t’i shmangin pikat kufitare ku pritjet janë të gjata dhe t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera që janë më pak të ngarkuara.
“Për faktin që ka çdo herë fluks të madh të njerëzve, çdo herë do të ketë pritje. Ne jemi munduar maksimalisht që gjatë gjithë kësaj kohe t’iu kërkojmë bashkatdhetarëve që para futjes në Kosovë dhe daljes nga Kosova, ta shohin aplikacionin, të cilin e ka punuar Ministria e Punëve të Brendshme me kërkesën tonë, që të shohin ku është fluksi më i vogël dhe t’i shfrytëzojnë të gjitha pikat e mundshme dhe jo vetëm atë te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë”, thotë Sheremeti.
Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit, është rreth 350 mijë, por thuhet se ky numër është shumë më i madh dhe atë afër 1 milion qytetarë. Shteti ku më së shumti kanë emigruar kosovarët, është Gjermania me 35.25 për qind, pasuar nga Zvicra me 22.94 për qind.
E-Diaspora
-
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO Nis iniciativa për përfshirjen e veshjes tradicionale të Hasit në UNESCO... -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












