Lajme
Pas 27 shkurtit nuk vlejnë jobiometrikët
Në Maqedoni, 27 shkurti i vitit 2012 është afati i fundit për t’i ndërruar dokumentet e vjetra me ato të reja biometrike
Kanë mbetur edhe pak ditë për përdorimin e pasaportave jobiometrike të Maqedonisë, që u skadon afati i përdorimit në fund të shkurtit.
Pas këtij afati të gjithë qytetarët e Maqedonisë janë të obliguar të pajisen me pasaporta biometrike.
Ministria e Punëve të Brendëshme e Maqedonisë, ka bërë të ditur se të gjithë personat që ende nuk janë pajisur me pasaporta biometrike, por janë posedues të pasaportës së kaltër dhe ndodhen në botën e jashtme, mund të kthehen në vendlindje pa pas asnjë problem të regjimit të kalimit kufitar nga vendqëndrimi i tyre deri në vendlindje, nëse udhëtojnë me aeroplan drejtpërdrejti në destinacionet Shkup dhe Ohër .
Ndërkaq, poseduesit e pasaportës së kaltër, nëse do të udhëtojnë me vetura ose me linjat e autobusëve, pas skadimit të afatit të paraparë, nuk mund të lëvizin me pasaportën e kaltër nëpër kufij, pa u pajisur në përfaqësitë konsullaro-diplomatike të Maqedonisë, me fletudhëtim valid..
Në një njoftim të Ambasadës në Bernë thuhet se shtetasit e Maqedonisë me qëndrim në Zvicër, të cilët do të udhëtojnë në Republikën e Maqedonisë pas 27.02.2012 dhe të cilët posedojnë pasaporta të vjetra jo-biometrike, duhet të vijnë në Ambasadë, me pasaportën e vjetër, 2 fotografi (jo më të vjetra se 6 muaj) dhe 37 franga, që të furnizohen me fletëudhëtime.
Rrjedhimisht nënkuptohet se poseduesit e pasaportës së kaltër (jobiometrike), munden me u kthye në Maqedoni edhe pas skadimit të afatit të atyre pasaportave, vetëm me linjë ajrore, ndryshe, do të jenë të detyruar të pajisen me pasaporta biometrike. Po ashtu, nga MPB-ja bëhet e ditur se ata që kthehen në vendlindje me aeroplan me pasaporta të kaltra-jobiometrike, nuk mund të dalin jashtë shtetit pa u pajisur me pasaporta biometrike.
Të gjitha këto janë të parapara me ligjin për dokumentet e udhëtimit bashkë me sqarimet e duhura në arsyetimin gjatë sjelljes së ligjit për pasaporta biometrike, për harmonizimin e lëvizjes së lirë nëpër vendet perëndimorë dhe tejoqeanike të qytetarëve.
Kurse, ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë Gordana Jankullovska realizoi një vizitë në sektorin për punë të Brendshme në Shkup, për tu njohur nga afër me rrjedhën e punës në këtë sektor dhe fluksin eventual të qytetarëve.
Edhe pse afati skadon më 27 janar, Jankullovska shprehet optimiste se qytetarët do t’i përgjigjen këtij obligimi ligjor.
“Gjendja këtu tregon se praktikisht, megjithë interesin e madh të qytetarëve shërbimet kryhen në afat të duhur, shpejtë dhe thjeshtë. Karakteristike për këtë periudhë është se ka rritje të kërkesave nga ana e emigrantëve për shkak se një pjesë e madhe e tyre gjatë pushimeve janë kthyer në Maqedoni. Vetëm një muaj deri në skadimin e afatit, shifrat flasin se deri tani janë dhënë 1 milionë e 341 mijë 729 pasaporta biometrike”, tha Gordana Jankullovska, ministre e brendshme, raporton ALSA-M.
Jankullovska përmendi edhe një herë procedurën për caktimin e afatit për të gjithat ata të interesuar për ndërrimin e dokumenteve të identifikimit. Pas 27 shkurtit, asnjë dokument i vjetër nuk do të jetë më valid.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











