Lajme
Vetëm 6 % e naftës që hyn në Kosovë kontrollohet
Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që të formojë një rregullator, i cilj do të merrej me cilësinë e naftës që hyn në Kosovë, ashtu siç kanë edhe vendet e rajonit
Shqetësimet e ngritura nga Shoqata e Naftarëve të Kosovës, për cilësin e naftës që hynë në Kosovë janë vërtetuar. Cilësinë e dobët të naftës e ka konfirmuar edhe superanaliza që Dogana e Kosovës ka bërë në laboratorët e akredituar, pasi që i ka marrë mostrat nga kontrolli që ka bërë në kufi.
Megjithatë, kontrolli i naftës për cilësi vazhdon të jetë në nivel të ulët. Vetëm 6 për qind kontrollohet nga Dogana e Kosovës, ndërsa pjesa tjetër hyn në treg pa u kontrolluar fare. Për këtë Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që të formojë një rregullator, i cilj do të merrej me cilësinë e naftës që hyn në Kosovë, ashtu siç kanë edhe vendet e rajonit.
Koha Ditore shkruan se mbi 30 maune me naftë, të cilat kanë tentuar që të futen në Kosovë përmes pikave kufitare janë kthyer mbrapa për shkak të cilësis së dobët. Përveq cilësisë së dobët shteti i kosovar deri tash nuk ka arritur që ti fiskalizojë pompat e benzinës në vend për shkak të refuzimit të vazhdueshëm të tyre.
E-Diaspora
-
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York FSHF po vijon punën për identifikimin dhe afrimin e futbollistëve shqiptarë që jetojnë dhe aktivizohen jashtë... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih
Jeta në Austri
-
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra Aeroporti i Vjenës ul limitin e lëngjeve prej 100 ml, ndërsa skanerë të rinj hyjnë në... -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë










