Lajme
Vuçiq: Kosova është e humbur
“Kosova dhe Metohia është çështje historike, për të cilën është e vështirë të akuzohet dikush në të kaluarën. Të gjithë kanë bërë gabime, sepse askush nuk ka dashur t’i shohë gjërat në mënyrë racionale”
Deklaratat e çuditshme për Kosovën të presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë të ndalur. Ai së fundi në një intervistë për mediat serbe ka thënë se Kosova është e humbur dhe se nuk mund të fajësohet askush në veçanti për këtë fakt, por të gjithë nga pak.
Vuçiq, në një bisedë për televizionin serb “Pink”, ka thënë se gjëja kyçe që po e pengon Serbinë vazhdimisht është “çështja e raportit ndaj Kosovë e Metohisë”.
Ai tha se ka një plan, por do të iniciojë një dialog të gjerë shoqëror për këtë çështje sepse dëshiron të dëgjojë edhe të tjerët çfarë mendojnë.
“Mendoj se e di mirë historinë dhe marrëdhëniet e vërteta. Charles de Gaulle ka thënë se pa realitet, politika s’ka kurrfarë vlere”, ka thënë Vuçiq në këtë intervistë.
“Sikur që mendojmë gjithmonë se mund të punojmë më pak, e të fitojmë më shumë, e njëjta vlen edhe për çështjen e Kosovës dhe Metohisë pasi dëshirojmë të mendojmë se do të vijë një qeveri dhe do ta zgjidh këtë çështje. Kështu mendojnë edhe disa që t’i përzënë serbët nga Graçanica sipas modelit kroat. Nuk do të mund ta bëjnë atë këtë, e as ne nuk do të mund ta spastrojmë dikë fizikisht. Kjo më nuk është reale”, është shprehur Vuçiq.
“Kosova dhe Metohia është çështje historike, për të cilën është e vështirë të akuzohet dikush në të kaluarën. Të gjithë kanë bërë gabime, sepse askush nuk ka dashur t’i shohë gjërat në mënyrë racionale”, tha presidenti serb, duke shtuar se “kjo nuk do të thotë se e njohim Kosovën”.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












