Lajme
Tadiq propozon modelin irlandez për Kosovën
Boris Tadiq ka thënë se Serbia po shikon marrëveshjen e paqes së Irlandës Veriore si model për zgjidhjen e mundshme të konfliktit me Kosovën
Nën marrëveshjen e Paqes së vitit 1998, të njohur si “E premtja e Mirë”, qeveria e Dablinit hoqi dorë nga pretendimet për sovranitet mbi Irlandën e Veriut, duke e zëvendësuar atë me shpresën për të parë një Irlandë të Bashkuar- por duke u bazuar në votimet në të dy anët, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Në një intervistë për të përditshmen e Maqedonisë, Dnevnik, Tadiq tha se Beogradi po shikon të arrijë një marrëveshje të njëjtë me qeverinë e Prishtinës, gjë kjo që do të hiqte një pengesë në rrugën e Serbisë për t’u bërë anëtare e BE-së.
“Ekziston modeli irlandez, ku pavarësisht se Republika e Irlandës nuk e njeh ndarjen e integritetit territorial (me Irlandën Veriore), megjithatë është anëtare e BE-së”, transmeton deklaratën e Tadiqit, Agjencia France Press(AFP).
E-Diaspora
-
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve Ekspozita u organizua në Universitetin Duisburg-Essen nga Konsullata e Kosovës në Dyseldorf dhe IKKL, në kuadër... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI”
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












