Lajme
FMN-ja ul parashikimet e Qeverisë për rritjen ekonomike
Planifikimet për rritjen ekonomike të Kosovës gjatë 2012-së, të bëra publike nga Qeveria e Kosovës, bien ndesh me planifikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Analistë të këtij institucioni financiar botëror kanë parashikuar se rritja ekonomike e vendit gjatë 2012-së mund të arrijë në 4 për qind, por jo edhe të kalojë këtë shifër, shkruan Koha Ditore.
“Rënia e vazhdueshme në zonën e euros mund të ndikojë negativisht te remitencat dhe investimet e huaja direkte. Si rezultat, misioni ka projektuar më poshtë rritjen të GDP-së, në 4 për qind gjatë vitit 2012”, thuhet në një raport të publikuar më herët nga FMN-ja.
Por, në bazë të programit të qeverisë së vendit, rritja ekonomike mund të kalojë 5-përqindëshin e paraparë.
“Projeksionet ekonomike për periudhën 2012-2014 tregojnë për një rritje mesatare të GDP-së prej 5.3 për qind. Kjo rritje është parashikuar të udhëhiqet nga rritja e konsumit, eksporteve dhe investimeve. Rritja për vitin 2012 parashikohet të jetë 5 për qind e stimuluar kryesisht nga investimet publike të cilat në vitin 2012 pritet të rriten me 15.1 për qind”, thuhet në buxhetin vjetor të miratuar në parim.
Sipas kësaj gazete të dhëna tjera, nga këto të fundit janë planifikuar në dokumentin e hartuar në pranverë po nga kjo Qeveri.
Sipas planit Qeveria synon që brenda periudhës së ardhshme afatmesme të arrihet norma e rritjes reale ekonomike vjetore rreth 7-8 për qind për vit dhe një ulje të numrit të personave të regjistruar si të papunë prej rreth 8-10 për qind për vit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” Të rinjtë kosovarë vazhdojnë të shkëlqejnë në skenën ndërkombëtare, duke fituar katër... -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












