Lajme
U hap panairi tradicional me veshje dhe ushqime tradicionale shqiptare
Përmes këtij panairi, që karakterizohet për veshje kombëtare, punime dore e ushqime tradicionale, bashkatdhetarëve kosovarë do t’u prezantohet tradita shqiptare
Nën organizimin e Ministrisë së Diasporës, sot në Prishtinë, në sheshin “Zahir Pajaziti”, është hapur panairi me veshje kombëtare, punime dore e ushqime tradicionale, me moton “Ti je pjesë e atdheut”. Në këtë panair, punimet dhe prodhimet e tyre, sipas MeD, po i prezantojnë 55 shoqata të grave nga Kosova dhe Shqipëria.
Hapjen e panairit e bëri ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati, i cili tha se tashmë ky aktivitet nga viti në vit po bëhet tradicional.
“Ky panair është pjesë e aktiviteteve tona të mirëseardhjes për bashkatdhetarët, të cilët vijnë për pushime në atdhe. Me gjithë sfidat, bashkatdhetarët tanë janë të prirë që gjërat tradicionale, qoftë veshjet, ushqimet e shenjat kombëtare t’i kultivojnë, ta ruajnë identitetin kombëtar e kulturor, por edhe ta promovojnë këtë kulturë e identitet edhe ne vendet ku jetojnë”, theksoi ministri Murati.
Panairi do të qëndrojë i hapur nga dita e sotme deri më 15 korrik.
Në kuadër të këtij panairi, më 14 korrik do të zhvillohet edhe një aktivitet tjetër –sofra tradicionale, me rapsodë të folklorit.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











