Lajme
Falsifikim dokumentesh për të kërkuar azil në Evropë
Bëhet e ditur se janë lëshuar vërtetime të falsifikuara për persona që nuk janë të përfshirë në histori hasmërie apo gjakmarrjeje
Policia shqiptare ka njoftuar se ka dërguar për ndjekje penale në prokurori kreun për pajtimin e gjaqeve në Shqipëri me dyshimin se ka shfrytëzuar pozicionin në shoqatat e pajtimit të gjaqeve duke lëshuar vërtetime të falsifikuara për disa qytetarë me qëllim kërkimin e azilit në shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian.
Sipas medieve të Tiranës, Drejtoria kundër krimit financiar dhe ajo kundër krimeve të rënda kanë siguruar informacion të nevojshëm se janë lëshuar prej tyre vërtetime të falsifikuara për persona që nuk figurojnë të jenë të përfshirë në histori hasmërie apo gjakmarrjeje.
Përveq kreut të Komitetit mbarëkombëtar të pajtimit të gjaqeve dyshohet edhe për një anëtar të Shoqatës së misionarëve të paqes dhe pajtimit të gjaqeve të Shqipërise në Malësinë e Madhe.
Të dy misionarët Pashko Popaj dhe Gjin Marku akuzohen se kanë konsumuar veprën penale të “falsifikimit të dokumentave”.
Kërkesat e shumta për azil në vendet e BE-së e kanë vënë në diskutim kohët e fundit cështjen e liberalizimit të vizave për Shqipërinë.
Muajin e kaluar vetë Brukslei ngriti zërin dhe Komiteti i Jashtëm në Parlamentin Europian mbështeti me shumicë votash propozimin e Komisionit për të ndryshuar rregulloren e vizave.
Edhe Komisioni për çështjet e Sigurisë, Lirisë dhe Drejtesisë në Parlamentin Europian shqyrtoi propozimin e Komisionit për vendosjen e një mekanizimi sigurie për të rikthyer regjimin e vizave në rast se vendet anëtare ankohen për shfrytëzim të procesit liberalizues nga nje vend i tretë, jashtë BE-së.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









