Lajme
Kryetarët e komunave serbe paralajmërojnë shpalljen e autonomisë së veriut
Kryetarët e komunave serbe planifikojnë që ta shpallin autonominë e kësaj pjese të Kosovës, për shkak se nuk pajtohen me qëndrimet e negociatorit serb, Borisllav Stefanoviq, që i ka paraqitur të premten në Beogradm shkruan Koha Ditore, duke cituar burimet e veta.
“Me këtë plan janë pajtuar të gjithë dhe do ta shpallin autonominë vetë, nëse Beogradi tenton të bëjë diçka që ata nuk pajtohen”, ka thënë burimi.
Stefanoviq, ka paralajmëruar se të hënën në raundin e ri të bisedimeve në Bruksel do të dialogohet për njohjen e diplomave dhe për pjesëmarrjen e Kosovës në konferencat rajonale. Ai ka shtuar se ka gjasë, ndonëse shumë pak, që të diskutohet edhe për temën e menaxhimit të integruar të kufijve.
Ndërkaq mediat serbe kanë raportuar për dallime të thella edhe brenda qeverisë së Serbisë në lidhje me pozicionin e Beogradit në raundin e ri të bisedimeve.
Për shkak të këtyre ndasive, siç ka raportuar “Blic”, Stefanoviq mund të shkojë të hënën në takim pa pajtimin e qeverisë rreth marrëveshjes së arritur për kadastrën.
Kurse deklaratën e Ivanoviqit se serbët në veri të Kosovës mund ta shpallin pavarësinë, analistët e Beogradit e shohin si një manovër taktike.
Sipas tyre, kjo ide nuk mund të realizohet, sikur që nuk mund të realizohet edhe ideja që serbëve të Kosovës t’u ndahet nënshtetësia ruse.
Edhe pse nuk donte të tregonte se si do të dukej ajo pavarësi, Ivanoviq ka përsëritur se “kjo ide nuk është larg realitetit”.
“Në Kosovë ka shumë serbë që janë duke menduar në këtë drejtim. Unë tani nuk do të hyj në detaje, sidomos kur mendoj se ideja është e keqe. Me rëndësi është që bashkësia ndërkombëtare ta ndalë presionin mbi serbët e Kosovës, se në të kundërtën shpallja e pavarësisë së Kosovës veriore është çështje ditësh”, ka thënë për Press i ashtuquajturi sekretar për Kosovën, Oliver Ivanoviq.
Analisti Dejan Vuk Stankoviq, thotë se kjo ide është e pazakontë, sepse fillimisht nuk dihet se çfarë pavarësie do ta shpallin ata.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











