Lajme
Edhe ministrat nën llupën e prokurorëve
Në periudhën janar-shtator të këtij prokuroritë e Kosovës kanë identifikuar gjithsej 662 lëndë me elemente të korrupsionit
As ministra të Qeverisë dhe as zyrtarë të lartë nuk kanë shpëtuar nga hetimet e prokurorëve të Kosovës.
Të gjitha këto hetime që janë bërë gjatë nëntë muajve të fundit kanë lidhje me dyshimet për korrupsion.
Gjithsej 662 lëndë me elemente të korrupsionit janë duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit. Këto të dhëna u bënë publike të premten nga Grupi i Prokurorëve kundër korrupsionit.
Koordinatorja për lëndë kundër korrupsion, prokurorja e qarkut, Drita Hajdari ka thënë se nga 835 persona që po hetohen për shpërdorim të pozitës zyrtare ose autorizimit ka edhe njerëz të profilit të lartë.
Ajo ka deklaruar se shqyrtimi i tyre ka filluar duke u hequr pluhurin lëndëve që kanë për shumë vjet kanë fjetur nëpër sirtarë të prokurorive.
“Në periudhën janar-shtator të këtij prokuroritë e Kosovës kanë identifikuar gjithsej 662 lëndë me elemente të korrupsionit. Nga ky numër nga vitet e mëparshme janë trashëguar 223 lëndë ndërsa janë pranuar 439 lëndë të reja. Prej tyre 435 lëndë janë në fazën e hetimeve dhe 227 janë lëndë të regjistruara për grumbullimin e informative të nevojshme për fillimin e hetimit”, ka theksuar Hajdari.
Të gjitha këto prokurorja Hajdari i ka quajtur fillim të suksesit dhe gatishëmri të prokurorëve për luftimin e korrupsionit.
Ajo ka folur edhe për sfidat me të cilat janë ballafaquar prokurorët.
Sipas saj gjatë kësaj periudhe në secilën prokurori me lëndët kundër korrupsionit ka qenë i angazhuar vetëm një prokuror.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja...
-
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












