Lajme
Realizim kulmor i vetëdijes qytetare

Para pak kohësh u botua libri monografik “Mësuesi i shekujve” i autorit Muhamet Reçica, i cili trajton një akt të veçantë, unikat dhe të papërsëritshëm me përmasa kombëtare dhe universale të mësuesit Shaban Sfishta nga Podujeva, i cili për afro 18 vjet pagën e tij ia dedikoi shtetit të Kosovës.
Që nga viti 1990 pushteti i atëhershëm serb ushtroi dhunën e pashembullt ndaj shkollës shqipe dhe përgjithësisht arsimit në Kosovë, me qëllim të shtypjes, nënshtrimit dhe shpërbërjes së sistemit arsimor në gjuhën shqipe, duke ndërprerë financimin dhe duke u ndaluar nxënësve shqiptarë objektet shkollore. Ishte kjo një goditje nga më të rëndat mbi shkollën shqipe, që detyroi subjektet arsimore të vetorganizohen për të mbajtur gjallë sistemin arsimor, me gjithë presionin e pushtetit serb dhe kushtet tepër të pafavorshme për një gjë të tillë. Megjithatë, në këto kushte mësuesi nga Podujeva, Shaban Sfishta, mori një nismë individuale duke vendosur që të ardhurat nga puna e tij në arsim t’ua dedikojë strukturave të atëhershme të sistemit arsimor dhe pas vitit 1999 buxhetit të Kosovës, konkretisht deri me shpalljen e pavarësisë më 2008.
Prandaj, duke pasur parasysh karakterin tepër të veçantë, të ndryshëm dhe unikat të një vepre të tillë, sidomos po të kihet parasysh se vendimit të tij Shaban Sfishta i qëndroi besnik edhe pas vitit 1999, si rast i vetëm, deri më 2008, ideja për t’i hyrë punës për ta hartuar një libër monografie për këtë mësues nuk ka qenë lehtë e pranueshme, ngase përpara të dilte një vepër sa e veçantë dhe jo lehtë e zbërthyeshme në përmasat e saj reale dhe objektive. Në të vërtetë, t’i gjesh kuptimin një vendimi, ta njohësh peshën e vërtetë të një vepre, të një akti krejt unikat, si kjo e mësuesit Shaban Sfishta, në rrethana historike të veçanta, jo vetëm që nuk ishte e lehtë, por edhe të nxirrte para dilemave të rënda e në dukje të papërballueshme, ngase duhej pasur parasysh një qasje shumëdimensionale ndaj karakterit të saj. Konceptet e Shaban Sfishtes për veprimin e tij në ato rrethana kanë të bëjnë me kuptimin e esencën, me vetëdijen dhe me majat më të larta të vlerave njerëzore. Shpirti prej humanisti, vetëdija kulmore dhe përgjegjësia qytetare e bëjnë të veçantë personalitetin e Shaban Sfishtes, i cili duke e ndjekur me ndershmëri devocionin ndaj kauzës ka vepruar sipas kërkesave universale, e jo sipas opinioneve të rastit dhe predispozitave të tjera,
Peshën e vendimit të tij ai e ka konsideruar si çështje ekzistencialisht të rëndësishme, prandaj guximi për të qëndruar deri në fund që pagën e tij të mos e marrë as pas vitit ’99, deri në shpalljen e pavarësisë, guximi për të shpresuar pafundësisht në arritjen e qëllimit, formimin e shtetit të Kosovës, pa dyshim bëjnë që “fenomeni Shaban Sfishta” të studiohet dhe të vlerësohet shumanshëm nga nivele të ndryshme të shoqërisë sonë.
Dhe, vërtet 17 shkurti i vitit 2008 e kurorëzoi veprën e Shaban Sfishtes, e përmbylli një qëllim madhor, duke hapur udhën për vlerësime objektive, edhe institucionale, për këtë devocion sa të veçantë për nga rrezatimi dhe gjurmët që lë në shpirtin tonë, ashtu edhe në përcjelljen e këtij dedikimi nëpër breza. Pa dyshim se vendimi i tij është reflektim i një personaliteti të formuar dhe realizim kulmor i frymës njerëzore, prandaj edhe botimi i kësaj monografie sado pak nxjerr në shesh vlerat e këtij personaliteti të madh të kulturës dhe historisë sonë kombëtare.
Botimin e librit e ka ndihmuar Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë e Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?