Lajme
Kriza e Euros, prek edhe shtetet e Evropës Juglindore
Bazuar në një dokument të publikuar të martën (sot) nga Banka Botërore të quajtur “Raporti i Rregullt Ekonomik mbi Evropën Juglindore”, edhe rajoni i Evropës Juglindore ka nisur të ndjejë efektet e krizës së monedhës euro.
Sado që vendet e rajonit nuk i përkasin zonës së Euros, tronditjet e mëdha të kësaj valute, që janë duke ndodhur kohëve të fundit, duket se kanë lëkundur edhe këto shtete.
Edhe pse Kosova dhe Mali i Zi nuk janë zyrtarisht pjesë e zonës së Euros, këto dy shtete që janë më të rejat në Evropë, e përdorin atë si monedhë zyrtare.
Bazuar në një dokument të publikuar të martën (sot) nga Banka Botërore të quajtur “Raporti i Rregullt Ekonomik mbi Evropën Juglindore”, i pari i një serie raportesh të rregullt që do të dalin çdo gjashtë muaj, është vërejtur një ngadalësim i rritjes ekonomike.
Kështu, tronditja e valutës së përbashkët evropiane, do të prekë edhe gjashtë vendet e Evropës Juglindore të cilat raporti i Bankës Botërore i identifikon si SEE6, e të cilat janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
“Parashikimet tona për rritjen ekonomike në këtë rajon janë prej 2.5 për qind në vitin 2011 dhe 2.1 për qind në 2012,” thotë Ron Hood, Kryeekonomist në Sektorin e Bankës Botërore për Uljen e Varfërisë dhe Menaxhimin Ekonomik dhe autor kryesor i raportit.
“Megjithatë, edhe këto parashikime rritjeje modeste supozojnë që kriza e Eurozonës të zgjidhet në mënyrë të rregullt. Nëse kriza do të përkeqësohet, rritja ekonomike në këto vende mund të jetë shumë më e keqe”, thotë ai.
Efektet e një ngadalësimi të mëtejshëm global dhe pasiguritë e zgjatura rreth krizës së eurozonës do të ndikojnë ekonomitë e SEE6 nëpërmjet tregtisë, investimeve të huaja të drejtpërdrejta, bankave të huaja dhe remitancave.
“Të gjithë këta kanale do të prekeshin nga tensione më të thella ekonomike dhe financiare në BE dhe eurozonë”, thuhet në dokument.
Tregtia me Bashkimin Evropian është një shtysë kryesore e eksporteve dhe rritjes së përgjithshme ekonomike për vendet e SEE6, duke përbërë nga 30 për qind deri në pothuajse gjysmën e Prodhimit të Përgjithshëm të Bruto (GDP) së tyre.
Në vitin 2010, 58.2 për qind e eksporteve totale ishin drejt BE, ku pjesa e luanit shkonte drejt Italisë dhe Gjermanisë. Pas një rënieje prej 14.7 për qind në vitin 2009, eksportet shënuan një rritje të fortë prej 20 për qind në vitin 2010, duke arritur kulmin prej 29.7 për qind në tremujorin e parë të vitit 2011 krahasuar me vitin e mëparshëm dhe pas kësaj janë ngadalësuar. Importet kanë një dinamikë të ngjashme, por me një rënie më të thellë në vitin 2009 dhe një ringritje më të heshtur.
”Si pasojë, edhe bilanci i tregtisë, edhe deficit aktual i llogarive për rajonin u përmirësua me rreth 10 pikë përqindjeje në vitin 2010 krahasuar me vitin 2008. Megjithatë, pavarësisht përmirësimeve të kohëve të fundit deficit aktual i llogarive mbeten ende të larta, veçanërisht në Malin e Zi dhe Kosovë”, thotë raporti.
”Gjithashtu, vendet e eurozonës paraqesin një burim të rëndësishëm të remitancave për të gjithë vendet e SEE6, veçanërisht për Kosovën, Shqipërinë, Bosnjen dhe Hercegovinën, dhe Serbinë”, thuhet në dokument.
Raporti i Bankës Botërore vëren se prania e bankave të huaja krijon një kanal tjetër të ndikimit të mundshëm. “Pjesa e bankave të huaja në asetet totale të sistemit bankar të rajonit është rreth 89 për qind”, shkruan në dokument.
Raporti iu rekomandon autoriteteve në vendet e SEE6 të tregojnë maturi fiskale, të rindërtojnë amortizatorët fiskalë dhe të jenë të përgatitur për konsolidim të mëtejshëm të shpenzimeve.
“Me përjashtim të Kosovës, asnjë vend nuk ka depozita të mëdha për të tërhequr. Prandaj, disa vende duhet të përshpejtojnë konsolidimin fiskal, me faturat e pensioneve dhe pagave që janë fushat e rëndësishme të fokusimit”, thotë raporti.
”Grupi i SEE6 është heterogjen në lidhje me nivelin e borxhit të jashtëm, ku borxhi total në Malin e Zi dhe Serbi është mbi mesataren e rajonit, ndërkohë që Shqipëria ka borxhin më të madh publik si përqindje e GDP”, vazhdon dokumenti.
“Rritja e ardhshme ekonomike do të duhet të ketë një shtysë më të madhe nga investimet dhe përmirësimet në produktivitet që përmirësojnë konkurrueshmërinë dhe kapacitetin prodhues, më shumë se konsumi i financuar nga jashtë dhe investimet në prona të paluajtshme dhe asete të tjera flluskë” thotë Jane Armitage, Drejtoresha e Bankës Botërore dhe Koordinatore Rajonale për Evropën Juglindore.
Karakteristika e veçantë e raportit është fokusi mbi Arsimin dhe mbi Kërkimin dhe Zhvillimin dhe Inovacionin.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











