Lajme
Rreth 224 mijë lëndë presin zgjidhje në gjykatat e Kosovës
Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzuallah Hasani, thotë se kjo gjendje është krijuar si pasojë e mungesës së gjyqtarëve
Janë rreth 224 mijë lëndë të pazgjidhura që presin nëpër sirtarët e gjykatave të shkallëve e natyrave të ndryshme, problem ky që është trashëguar nga viti në vit, raporton Radio Evropa e Lirë.
Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzuallah Hasani, thotë se kjo gjendje është krijuar si pasojë e mungesës së gjyqtarëve.
“Edhe pse me kapacitetin që e kemi të këtyre gjyqtarëve, secili nga ta ka kaluar normën për disa lëndë. Por, numri megjithatë ka ardhur duke u rritur. Është viti i dytë ku ne kemi 123 gjyqtarë mungesë dhe janë diku 224 mijë lëndë të pazgjidhura”, bën të ditur Hasani.
Hasani deklaron se sistemi i gjyqësorit vazhdon të ballafaqohet edhe me probleme të tjera, por vonesa e zgjidhjes së lëndëve është problemi më i madh.
Një gjë të tillë e pranojnë edhe drejtuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Kryesuesi i këtij këshilli, Enver Peci, thotë se në grumbullimin e shumë rasteve, aktualisht është duke kontribuar mungesa e kuadrove.
Megjithatë, ai thekson se ka qenë një kohë, kur kjo është bërë për shkak të pasivitetit në gjyqësor.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës tashmë ka aprovuar një strategji të re për zvogëlimin e numrit të madh të lëndëve të pazgjidhura.
Përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe drejtuesit e Gjykatës Supreme, në raportet e tyre të prezantuara, kanë thënë se si rezultat i kësaj strategjie, për tre muajt e parë të këtij viti, numri i lëndëve të grumbulluara ka rënë për 11%.
Por, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, shpreson se me përfundimin e emërimit të gjykatësve të rinj, numri i lëndëve do të ulet në masë të konsiderueshme.
“Tani janë duke i intervistuar gjyqtarët e Gjykatës së Qarkut, dhe planifikohet që deri në fund të këtij viti të plotësohet numri prej 123 gjyqtareve, në të gjitha nivelet e Kosovës”, shprehet Hasani. Misioni për forcimin e sundimit të ligjit të Bashkimit Evropian, EULEX, ka mbi vete përgjegjësinë për të asistuar, këshilluar dhe monitoruar institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë.
Ky mision ka trashëguar po ashtu një sërë lëndësh që po i trajtonte UNMIK-u, para se të rikonfigurohej dhe të zvogëlohej si mision, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ndryshe, drejtësia vazhdon të jetë sektori më i kritikuar në Kosovë, jo vetëm për moszgjidhjen e lëndëve, por po ashtu edhe për praninë e korrupsionit.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











