Bota
Macron bëhet presidenti i ri i Francës me mbi 65% të votave
Me mbylljen e lokaleve të votimit, në orën 20 në media është publikuar lajmi se fitues i pakontestueshëm është Macron
Me 65.5 për qind të votave të fituara, kandidati i pavarur social liberal Emmanuel Macron ka fituar bindshëm ndaj kandidates së ekstremit të djathtë, partisë Front National, Marine Le Pen, e cila ka grumbulluar 34.5% të votave. Me këtë fitore, është evituar një “Frexit”, që druhej se mund të ndodhte në rast të një fitoreje të Le Pen.
Macron, 39 vjeçar është presidenti më i ri në historinë e Francës.
Me mbylljen e lokaleve të votimit, në orën 20 në media është publikuar lajmi se fitues i pakontestueshëm është Macron.
Ndërkohë bëhet e ditur se Le pen e ka pranuar humbjen dhe ia ka uruar fitoren kundësrshtarit të saj. Njëherësh ajo i ka falënderuar rreth 11 milionë francezët që i kanë dhënë asaj votën.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











