Lajme
Boga e bukur, pa ofertë të duhur

Drunjtë e lartë, gurinat e larta, tunelet e krijuar në mes të gurit të thepisur, ujëvara që rrjedh në mes të një shkëmbi, etj., janë disa nga bukuritë e grykës së Rugovës, qysh në kilometrat e parë të rrugës, të cilat krijojnë ndjesinë e një vendi turistik.
Bukuritë e këtij vendi, që gjendet në rajonin e qytetit të Pejës, nuk përfundojnë gjatë gjithë rrugës. Ndërtimi i mbi 150 vilave, që shfrytëzohen nga turistët është mundësia e ofruar për turistët që të kenë mundësinë e qëndrimit për t’i shijuar bukuritë e këtij vendi.
Rugovë quhet tërë malësia që pastaj ndahet në disa zona turistike, e që një ndër të cilat është edhe Boga. Për ta fuqizuar se është vend turistik edhe dimëror, në Bogë gjendet edhe qendra skijim, e cila ka një skilift mbi 1 km të gjatë, shkruan Zëri.
Adnan Sejdiu, nga Prishtina, i cili gjendej në Bogë për të kaluar vikendin me familjen e tij 3-anëtarëshe tregon se tani e 2 vjet shkon rregullisht në këtë vend.
Ai tregon se këtë vend e shfrytëzon sa herë të gjejë kohë të lirë, pasi që është vendi ku ai mund të gjejë relaksimin dhe largimin nga punët e përditshme. “Ishte sitna e dimrit kur e vizitova për herë të parë këtë vend, tani 6-7 herë brenda vitit vij këtu për të pushuar ”, ka thënë ai.
Ai tregon se gjatë qëndrimit të tij në Bogë, çdo mëngjes del për të ecur në bjeshkët e këtij vendi, ku afro 3-4 orë qëndron duke ecur. Ai preferon edhe gjatë dimrit të shkojë në Bogë, pasi që ka edhe një qendër skijimi, e që është vend i përshtatshëm për të skijuar.
“Edhe djalit tim po i pëlqen natyra, ku për asnjë moment nuk kalon në monotoni dhe nuk mërzitet nga ky vend e po ashtu edhe mundësitë që ofron ky vend për të bërë një jetë krejtësisht ndryshe nga ajo e përditshme bën që unë të mos e ndërroj këtë vend”, ka thënë ai.
Ahmet Nimani, pronar i vilave “Rugova Relax”, thotë se bukuritë e këtij vendi janë si një “virus”. “Ai që e viziton një herë këtë vend, nuk do të largohet më kurrë. Vetëm kufizimet financiare i ndalin për të mos ardhur në këtë vend, pasi që çdo vizitori i bëhet si “virus” për të ardhur e pushuar këtu”, ka thënë ai.
Sipas tij, turizmi i këtij vendi me bukuritë dhe natyrën që ka ky vend është i pazëvendësueshëm. Ai tregon se ka filluar të merret me këtë punë tani e 5 vjet, ku në fillim kishte ndërtuar një vilë për vete, e që tani i ka edhe 7 vila tjera me mundësi qëndrimi deri në 60 persona që të kenë mundësi që edhe turistët të pushojnë në këtë vend për t’i shijuar bukuritë e këtij vendi.
Ai vlerëson se turizmi është si eksporti, ngase sipas tij, kur ka të hyra, nuk do të thotë vetëm të eksportosh. “Turizmi është zhvilluar mjaft kohën e fundit. Nuk kemi kapacitete sa ka oferta për të pushuar në këtë vend”, thekson Nimani, duke shtuar se këtë vit ishin të vërshuar nga turistë nga Shqipëria dhe Maqedonia.
Ai tregon se në muaji janar gjatë stinës së dimrit është shumë i vizituar nga turistë, e po ashtu edhe muaji gusht i stinës së verës. “Sa u përket vikendeve asnjëherë nuk ka vila të zbrazëta, gjithmonë rezervimet bëhen një javë deri në dy javë më herët”, thotë ai.
Ai thotë që vizitorët në këtë vend e kanë mundësinë për t’u kthyer 100 vjet pas.
Sipas tij, dalja në oborr për të prerë drunj, për t’i spiruar ato që të ndezin zjarrin në ville, ushqimi që mund të blejnë nga fshatrat që gjenden më poshtë bëjnë që gjithkush të shijojë një jetë jashtë rutinës me bukuritë e këtij vendi.
Ai ka treguar se vizitorët që e preferojnë këtë vend janë familjarët, por nuk mungojnë as ndërkombëtarët e po ashtu edhe shoqëri të cilët zgjedhin këtë vend turistik që të vizitojnë.
Nimani tregon se çmimet për të pushuar një natë në vila, kushton 40 euro të cilat kanë një kapacitet për 7 persona, kurse ato që janë më të mëdha deri në 20 persona janë mes 60 dhe 80 euro, shkruan Zëri. Sipas Nimanit, tani që nga pranvera e vitit të ardhshëm, turistët do të kenë edhe rrugën e asfaltuar deri në Bogë, pasi që tani pritet të fillojë edhe ndërtimi i saj.
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1 Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të shtunën mbrëma në autostradën A1, pranë zonës së pushimit...
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore