Lajme
Qeveria nuk i pranon dështimet në zhvillimin ekonomik

Kabineti qeveritar, pa pranin e kryeministrit, i ka “vetënumëruar” arritjet e paraqitura sipas planit të zhvillimit ekonomik të hartuar në pranverë në Bullgari.
Një raport 15-faqesh, i hartuar nga Qeveria, përmbledh të gjitha “sukseset” e kabinetit qeveritar brenda kësaj periudhe, në të cilën janë paraqitur procese të dështuara të privatizimit, numër po i njëjtë i të papunëve sikurse vitin e kaluar dhe vlerë më e lartë e deficitit financiar dhe atij tregtar.
Fusha më e ndjeshme e paraqitur në raport konsiderohet punësimi dhe edukimi. Në këtë drejtim Qeveria nuk ka shënuar asnjë progres, raporton Koha Ditore.
Ndonëse plani i hartuar në Bullgari parasheh transformimin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës nga viti 2011 deri më 2014, zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila ka theksuar se sukseset e planit duhet të vlerësohen tek pas vitit 2012.
Në plan, ndonëse është paraparë të ketë zvogëlim të numrit të papunësisë deri në 10 për qind, numri i të papunëve ka mbetur i njëjtë, afro 340 mijë persona të papunë.
Në realitet, Ministrisë së Punës i duhen edhe 50 vjet kohë që këtë numër të të papunëve ta trajnojë dhe ta aftësojë për punë. Për tre vjet, sa ka paraparë Qeveria të zbusë papunësinë, kjo ministri mund të edukojë për punësim një numër të vogël të të papunëve.
“Duke angazhuar të gjitha kapacitetet që Ministria e Punës ka në dispozicion, ka mundësi që t’i trajnojmë dhe t’i edukojmë maksimum 12 për qind të punëkërkuesve të regjistruar. Me këtë temp na duhen 50 vjet kohë që t’i punësojmë të gjithë ata që kanë nevojë për edukim profesional. Trajnimet zgjasin 3 deri 6 muaj dhe statistikat tregojnë se 55 për qind e atyre që e kryejnë trajnimin gjejnë punë pas 6 kOmuajve”, ka raportuar ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq.
Frenimi i proceseve drejt teposhtës ekonomike, e cila e ka përcjellë Kosovën në vitet e fundit, e që është manifestuar me numër të lartë të të papunëve dhe deficit të lartë si në aspektin e financave publike, ashtu edhe në tregtimin e mallrave, është cilësuar si e arritur e veçantë e kabinetit qeveritar.
Në mungesë të “shefit”, zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar raportim të veçantë për arritjet gjashtëmujore nga secila ministri që është e obliguar t’i kontribuojë zhvillimit ekonomik sipas planit të hartuar në Bullgari.
Ajo ka ripërsëritur se synimet e Qeverisë deri në vitin 2014 janë që të arrihet një ngritje në zhvillimin ekonomik prej 7 deri në 8 për qind, si dhe një ulje e papunësisë në masën deri në 10 për qind.
Ministria e cila bart në supe barrën kryesore të zhvillimit ekonomik, nuk ka rreshtuar asnjë sukses brenda kësaj periudhe, përpos dështimeve të njëpasnjëshme në procesin e privatizimit të ndërmarrjeve publike.
Në fillim të pranverës, nga Qeveria ishte deklaruar se këtë vit do të privatizohet Posta- Telekomi i Kosovës dhe do të nisë procesi i privatizimit të distribucionit. Gjithashtu, në deklarimet qeveritare është thënë bindshëm se këtë vit do të nisë procesi i ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”.
E ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, nuk ka e ka përmendur fjalën dështim as pas konfirmimit zyrtar për ndërprerjen e privatizimit të PTK-së.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka theksuar se Kosova do të shënojë deficit buxhetor edhe sivjet dhe vitin e ardhshëm, por që sipas tij, vlera e deficitit nuk do të jetë më e lartë se 3-përqindëshi i vlerës së bruto prodhimit vendor.
Ai ka thënë se në bazë të legjislacionin të ri për Trustin e Pensioneve parashihet që një pjesë e mirë e mjeteve të këtij Trusti të investohen në ekonominë e Kosovës.
Gjithashtu, sipas Hamzës, arritje tjetër që i kontribuon zhvillimit ekonomik është hartimi i pakos së re fiskale e cila pritet të hyjë në fuqi në vitin 2012.
Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, ka prezantuar si sukses gjashtëmujor përfundimin e 38 kilometrave të para të autostradës Morin-Merdar. Gjithashtu, ai ka theksuar se tanimë janë duke vazhduar punimet në rrugën M2 nga kryeqyteti drejt Mitrovicë dhe atë M9 nga Prishtina drejt Pejës.
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1 Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të shtunën mbrëma në autostradën A1, pranë zonës së pushimit...
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore