Feja
Besimtarët shqiptarë në manifestimin ndërfetar në St.Gallen
"Unë dëgjoj lutjen tënde", ishte motoja e Manifestimit Ndërfetar të Ditës Federale, i cili u mbajt në qytetin e St. Gallenit.
Manifestimi Ndërfetar me moton “Unë dëgjoj lutjen tënde”, për nder të Ditës Federale që tashmë është bërë tradicional, organizohet për çdo dy vjet.
Në manifestimin e radhës, që u mbajt më 17 shtator, morën pjesë zyrtarë të lartë nga qyteti dhe Kantoni i St. Gallenit, në mesin e të cilëve shefja e departamentit për punë të brendshme, Karin Sutter-Keller, këshilltari i qytetit të St. Gallenit, Nino Cozzio, ipeshkvi i St. Gallenit, Markus Büchel, Presidenti i këshillit të kishave të Reformuara Ungjillore, Pastor. Dr. Dölf Weder, dhe kryetari i Organizatës (DIGO), e cila është ombrella për Xhamitë e Zvicrës Lindore Dr. Hisham Maizer.
Të ftuar nga Bordi Këshillimor i Javës (IDA) qenë edhe përfaqësues të 31 komuniteteve të tjera fetare, të cilët funksionojnë në qytetin e St. Gallenit dhe qendra të ndryshme nga vende dhe shtete të ndryshme.
Në këtë manifestim, si herave të tjera, lutja islame u prezantua me Ezan. Kësaj radhe i ftuar në këtë manifestim ishte Imami Xhelal ef. Kaloshi, i cili bëri që Ezani të dëgjohej në tërë qytetin.
Më pastaj, Imami i Xhamisë El-Hidaje, Mr. Fehim Dragusha, prezantoi nxënësit e xhamisë, të cilët prezantuan disa ilahi në gjuhën gjermane dhe angleze dhe në fund edhe dëshminë (Deklaratën) islame në gjuhën gjermane dhe arabe.
Pas prezantimit të talebeve të mektebit të xhamisë, pasoi edhe pjesa tjetër, e Imamit Xhelal ef. Kaloshi, i cili lexoi disa vargje kur’anore.
Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe prezantimi i lutjeve të religjioneve dhe konfesioneve të tjera.
Moderatori i këtij evenimenti, Andreas Nufer, njëherësh pastor i kishës se Haldenit në fjalën e tij tha se sot, St. Galleni numëron numër të madh të komuniteteve fetare, por, ndër religjionet kryesore për nga numri mund të veçojmë Krishterizmin dhe Islamin. (Përgatit: Mr. Fehim Dragusha)
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











