Feja
Shkolla Shqipe “Abetarja” në Gjermani përmbyll me sukses vitin e parë shkollor
Konsullata e Kosovës në Shtutgart ndau certifikatat për nxënësit dhe vlerësoi kontributin e mësuesve, prindërve dhe koordinatorëve në ruajtjen e gjuhës shqipe
Shkolla Shqipe “Abetarja” në Leinfelden-Echterdingen të Gjermanisë ka përmbyllur me sukses vitin e saj të parë shkollor, duke organizuar ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për nxënësit, transmeton albinfo.ch.
Në këtë aktivitet mori pjesë udhëheqësi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgart, Hamdi Bërbatovci, i cili ua dorëzoi certifikatat nxënësve dhe përgëzoi ata për përkushtimin e treguar në mësimin e gjuhës shqipe.
Me këtë rast, Bërbatovci vlerësoi angazhimin e mësueseve Mirjetë Gashi dhe Antigona Hoxha Sopa, koordinatorit Fitim Gashi, si dhe Këshillit të Prindërve për kontributin e tyre në organizimin dhe funksionimin e shkollës.
Ai theksoi se ruajtja e gjuhës amtare te fëmijët e diasporës është një mision me rëndësi të veçantë dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Konsullatës së Kosovës për nisma që forcojnë identitetin kombëtar përmes arsimit në gjuhën shqipe.
Në fund të ceremonisë, prindërve dhe nxënësve iu uruan pushime të mbara verore dhe një qëndrim sa më të këndshëm në Kosovë./Albinfo.ch
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së












