Lajme
Osmani: Regjistrimi me defekte rrezikonte raportet ndëretnike
Mënyra se si ishte filluar regjistrimi, do të komprometonte një proces kaq të rëndësishëm për vendin, në dhjetë vitet e ardhshme
Procesi i regjistrimit të popullatës dhe ekonomive familjare, në Maqedoni, i filluar pak ditë më parë, është ndërprerë të martën. Me këtë rast kanë dhënë dorëheqjen të gjithë anëtarët e Komisionit Shtetëror për Regjistrim.
Për të mësuar arsyet e vërteta të ndërprerjes së procesit të regjistrimit, albinfo.ch ka kontaktuar nënkryetarin në dorëheqje të Komisionit Shtetëror për Regjistrim (KSHR), Bujar Osmani.
Ai sqaron për lexuesit tanë se mënyra se si ishte filluar regjistrimi, linte mundësi për komprometimin e një procesi kaq të rëndësishëm për vendin.
“Pasi kemi konstatuar se regjistrimi në terren nuk po bëhej ashtu siç e përcakton kushtetuta në këtë vend, dhe rrjedhimisht, rezultatet që do të dilnin mund të mos përfaqësojnë realitetin, ne e kemi parë të arsyeshme që ta ndërpresim procesin.
Ne kemi peshuar të gjitha opsionet, por pasi kemi parë se nuk po zbatohen standarde të unifikuara, kemi ardhur në përfundimin se ndërprerja është zgjidhja më e mirë”, shprehet Osmani.
I pyetur se cilat standarde zbatoheshin krahas atyre që parasheh ligji dhe kushtetuta, dhe se kush i ndiqte ato, Bujar Osmani përgjigjet se “pala shqiptare insistonte që gjatë regjistrimit të respektohej ligji ndërsa pala tjetër punonte në bazë të metodologjisë që ka ndërtuar Enti i Statistikës”.
Në fund të gjitha palët konstatuam se ligji nuk po zbatohej njësoj në gjithë territorin dhe morëm vendimin që më mirë të ndërpritej procesi se sa të dilnin nga ai rezultate jo relevante dhe të papranueshme”.
Ndërsa rreth asaj nëse metodologjia e zbatuar dëmtonte shqiptarët, dhe rreth përshtypjes së krijuar se pala shqiptare ka kërkuar ndërprerjen e regjistrimit, z. Osmani pranon se grupi shqiptar ka qenë iniciator.
“Po është e vërtetë se ne kemi insistuar së pari për ndërprerjen sepse popullata shqiptare ka qenë ajo që dëmtohej më shumë nga mos unifikimi i procesit të regjistrimit. Në këto kushte ne nuk mund të lejonim që ky proces të shkonte në dëm të komunitetit tonë”.
Osmani pranon se edhe pala maqedonase mund të ketë pasur qëllimet e veta duke pranuar “aq lehtë” ndërprerjen. “Por, të dyja palët ramë dakord që ndërprerja të bëhet që të mos mbeten edhe për dhjetë vitet e ardhshme marrëdhëniet në mes të komuniteteve si peng i një procesi të dështuar”.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











